Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, njoftoi se shpreh shqetësimin e madh pas djegies së objektit të qendrës së madhe tregtare ETC në Suharekë, pronë e anëtarit tonë Elkos. Pas bisedës me pronarin zotin Ramiz Kelmendi, mësuam se objekti ka pësuar dëme të mëdha dhe përpos dëmeve të mëdha disa …
Më shumë...Monthly Archives: January 2025
Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, deputetja, Duda Balje, thotë se formimin e qeverisë së re do ta kushtëzojë me kërkesa specifike
Kryetarja e Unionit Socialdemokrat dhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se mbështetja e saj për formimin e qeverisë do të kushtëzohet me përmbushjen e kërkesave specifike që lidhen me përmirësimin e kushteve për komunitetin boshnjak në Kosovë. “Nëse fitoj ulëse në Kuvend dhe Albin Kurti …
Më shumë...Ramush Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në emërimin zyrtar të kryetarit, Donald Trump
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë emërimin zyrtar të kryetarit amerikan, e presidentit Donald Trump. Ai u shpreh thellësisht i nderuar për ftesën që i është bërë për të qenë …
Më shumë...Monitoruesit e zgjedhjeve deklarojnë se partitë politike do të ashpërsojnë gjuhën ndaj njëra-tjetrës në ditët e ardhshme të fushatës
Monitoruesit e zgjedhjeve deklarojnë për mediet se partitë politike do të ashpërsojnë gjuhën ndaj njëra-tjetrës gjatë fushatës. Sipas tyre, akuzat dhe sharjet ndërmjet e disa partive janë intensifikuar, veçmas të Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj partive të tjera opozitare, sidomos LDK-së. Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, thotë se sa më shumë …
Më shumë...NATO dhe Bashkimi Evropian po sjellin forca sigurie në Kosovë, për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit
Aleanca ushtarake Veriatlantike e NATO-s ka sjell në Kosovë edhe 200 ushtarë italianë për të forcuar misionin e saj paqeruajtës të KFOR, i cili tani ka afër 4.000 trupa nga 50.000 sa kishte në vitin 1999, kur ushtarët e këtij misioni u dislokuan në vendin tonë. KFOR-i tha se po përforcon praninë …
Më shumë...BDI; Sot, më shumë se kurrë, është koha për t’i dhënë fund kësaj qeverisjeje të dështuar dhe për t’u kthyer te stabiliteti, drejtësia e barazia
Në një Komunikatë të BDI-së thuhet se ndodhemi në një kohë kur qytetarët përballen me pasiguri, tensione ndëretnike dhe dështime në çdo sektor të qeverisjes, është e qartë se kjo qeveri pa legjitimitet ka humbur tanimë edhe tërësisht besimin e qytetarëve. Shqiptarët, në Maqedoni janë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse, janë shkarkuar …
Më shumë...Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se prania ushtarake e Izraelit në Libanin jugor duhet të marrë fund
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar se prania ushtarake e Izraelit në Libanin jugor duhet të marrë fund. Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban është duke punuar nga afër me forcat e armatosura libaneze në jug, me qëllim të qartë …
Më shumë...Erdoğan, kritikon shkeljet e kaluara të armëpushimit nga Izraeli, kërkon nga komuniteti ndërkombëtar të parandalojë shkelje të mëtejshme
Kryetari turk, Rexhep Tayyip Erdoğan, ka kritikuar shkeljet e kaluara të armëpushimit nga Izraeli, duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të parandalojë shkelje të mëtejshme në mes të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës midis Izraelit dhe Hamasit, raporton Anadolu. Izraeli, veçanërisht Netanyahu, ka një histori të konsiderueshme të shkeljeve të armëpushimit. Kjo …
Më shumë...Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur në takim nga emisari i veçantë i presidentit, Tramp, Riçard Grenell
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës njëkohësisht edhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj është pritur në takim nga emisari i veçantë i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, Riçard Grenell. Lideri, Ramush Haradinaj ka njoftuar se në këtë takim, ai ia ka rikonfirmuar zotimin e Kosovës …
Më shumë...Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti deklaron se PDK-ja e LDK-ja nuk janë ndryshe nga njëra tjetra por të ndryshkura
Kandidati i partisë Vetëvendosje për mandatin tjetër qeverisës, Albin Kurti ka vazhduar me kritikat ndaj partive opozitare. Para masës së anëtarëve dhe simpatizantëve të Vetëvendosjes në Ferizaj, ai ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë parti të ndryshme nga njëra tjetra por të …
Më shumë...Bedri Hamza: Me zemra plot dashni, Kaçaniku i dha jehonë edhe më të madhe ngritjes sonë!
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza fushatën e sotme zgjedhore e ka përmbyllur në Kaçanik. Ai kërkoi nga mijëra të pranishmit në sallën e mbushur që të bashkohen dhe të kontribuojnë për një Kosovë më të mirë. “Me zemra plot dashni, Kaçaniku i dha …
Më shumë...Albert Krasniqi: Fushata e VV-së “reality show”, Kurti në vend të programit po ofron anekdota
Aktivisti nga Demokracia Plus, Albert Krasniqi ka kritikuar fushatën e partisë Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti. Ai ka vlerësuar se fushata e Vetëvendosjes është një “Reality show” ndërsa kryeministri, Albin Kurti në vend të programit qeverisës po ofron anekdota. “Në mungesë të programit politik po ofrohet program artistik. …
Më shumë...Lumir Abdigjiku: Po e përjetojmë ringritjen e djathtë si në kohët më të mira!
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku, në kuadër të fushatës zgjedhore në Dukagjin, sot ka qëndruar edhe në Rugovë. Para banorëve të kësaj treve, ai ka theksuar se janë duke e përjetuar ringritjen e të djathtës. ‘I herë flasin rugovasit’! Këtë e kam mësuar …
Më shumë...Dritan Goxhaj :IDIOTËT E DOBISHËM QË ASPIRATAT I MARRIN PËR STRATEGJI
Lufta në Ukrainë në këto tre vite ka treguar, se ka përfshirë forca që janë në një shkallë më të madhe se ato që Perëndimi dhe NATO ka dërguar për operacione ndonjëherë në ndonjë vend që nga viti 1945. Vetëm dy herë ka parë Europa forca të ngjashme në këtëmadhësi, …
Më shumë...Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, foli për sfidat e vazhdueshme, me të cilat po përballen bizneset në Kosovë
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka folur lidhur me sfidat e vazhdueshme me të cilat po përballen bizneset në Kosovë, duke përfshirë problemet me furnizimin me energji elektrike, si dhe mungesën e dialogut efektiv mes sektorit privat dhe qeverisë, raporton Ekonomia Online. Duke folur për gjendjen aktuale, …
Më shumë...Daut Haradinaj: Kur është bashkuar Drenica dhe Dukagjini e kanë dëbuar Serbinë nga Kosova
Gjatë fjalës para masës së pranishme në Skenderaj, kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se kur janë bashkuar Drenica e Dukagjini në luftën për çlirim, e kanë dëbuar Serbinë nga Kosova. “Sot jemi bashkuar për t’a bërë Kosovën anëtare të NATO-s. …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
