Forcat e huaja ushtarake në Kosovë kanë nisur mobilizimin për forcimin e sigurisë, veçanërisht gjatë periudhës së ndjeshme zgjedhore. KFOR ka shtuar numrin e trupave në vend, ndërsa forca të xhandarmërisë nga Franca, Italia dhe vende të tjera pritet të mbërrijnë së shpejti. Sipas EULEX-it, situata e sigurisë në veri …
Më shumë...Monthly Archives: January 2025
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka theksuar rëndësinë e bashkimit të intelektualëve për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka theksuar rëndësinë e bashkimit të intelektualëve për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën. Gjatë një tubimi elektoral, ai u shpreh se është koha për një mision të madh që të nxirret vendi nga udhëkryqi ku ka ngecur. “Kosova ka kaluar …
Më shumë...Xhelal ministri i çoroditur e fyen opozitën duke e quajtur “bërllok”, e cila u dashka hedhur në kanta, që nënkupton ‘thirrje për luftë civile’
VyVy-ja e Kurtit ka mbajtur një tubim në Vushtrri, ku ministri i ‘përbrendshëm’ dezertori, Xhelal Sveçla, gjatë fjalimit të tij, partitë opozitare i ka quajtur “bërrllok” dhe ka bëri thirrje që lidershipi i tyre të “pensionohet përgjithmonë”. “Më 9 shkurt, partitë e vjetruara, lidershipin e tyre duhet ta dërgojmë në …
Më shumë...Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka dhënë sqarime, për tenderin e shërbimeve postare lidhur me votat e diasporës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka dhënë sqarime lidhur me akuzat se tenderi për bartjen e votave të diasporës i është dhënë një kompanie, e cila ndodhet në listën e zezë nga Ministria e Punëve të Jashtme për humbjen e pasaportave. Në reagim, KQZ-ja njofton se ka shpallur tenderin në procedurë …
Më shumë...Serbi, Millorad Gjokoviq, po gjykohet me akuza për krime lufte gjatë viteve 1998-1999, në fshatin Ozdrim të Pejës dhe në zonat përreth
Në gjykimin ndaj të akuzuarit Millorad Gjokoviq, i cili përballet me akuza për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Ozdrim të Pejës dhe zonat përreth, u dëgjuan rrëfime të rënda nga dy dëshmitare. Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjokoviq akuzohet për vrasje, bastisje, rrahje, torturë dhe trajtim çnjerëzor ndaj …
Më shumë...Christopher Hill; Dështimet e dialogut Kosovë-Serbi, në Bruksel, për mendimin tim, janë nga ana e Qeverisë së Kosovës
Ambasadori amerikan, në Beograd, Christopher Hill, gjatë një interviste për televizionin e Serbisë, është pyetur edhe për rolin dhe angazhimin e Amerikës, në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Hill, ka thënë se ka shumë autoritete që janë të zhgënjyer për mungesën e progresit në dialog dhe …
Më shumë...Memli Krasniqi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive, që i kanë dhënë në këto 11 ditë të para të fushatës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive që i kanë dhënë në këto 11 ditë të para të fushatës. Ai është shprehur se kjo dëshmon që qytetarët kudo në Kosovë dhe ata në mërgatë, janë gati për t’u bashkuar në ndërtimin e një të ardhmeje …
Më shumë...FSK-ja ka filluar ligjëratat për vetëdijesimin nga rreziku i minave, në shkollat fillore dhe të mesme, në Kosovë
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përmes Instruktorëve të Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare, ka filluar ligjëratat për vetëdijesimin ndaj rrezikut të minave dhe mjeteve të pashpërthyera në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Këto ligjërata synojnë të informojnë dhe edukojnë nxënësit për rrezikun që paraqesin …
Më shumë...Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarin, Hysni Gucati
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarin e saj, Hysni Gucatin. Ai ka thënë se kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe për 50% do ta rrisin përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, …
Më shumë...Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, mori pjesë në mbledhjen e Shtabit Zgjedhor, në Prishtinë, për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në mbledhjen e Shtabit Zgjedhor në Prishtinë në vazhdën e mobilizimit për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka thënë se ky mobilizim është garancia jonë se më 9 shkurt do të bëjmë një hap …
Më shumë...BDI; Reagim ndaj gjuhës së papërshtatshme të Presidentes së Shtetit për agresionin në Ukrainë
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e thellë ndaj deklaratave të fundit të Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë pritjes për trupin diplomatik, ku agresioni i paprovokuar dhe i dhunshëm i Rusisë ndaj Ukrainës u përshkrua si “operacion ushtarak”. Një narrativë e tillë është e papranueshme …
Më shumë...Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili po mbahet në Davos të Zvicrës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili po mbahet në Davos të Zvicrës. Forumi bën bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale. …
Më shumë...Kryetari Nura mirëpriti në takim profesorin universitar, Përparim Gruda
Në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore, kryetari i komunës së Skënderajt ka mirëpritur në zyrën e tij, profesorin universitar Përparim Gruda, i cili në zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit është në garë për deputet nga radhët e PDK-së. Nura në postimin e tij në facebook ka shkruar: “Kënaqësi të …
Më shumë...Kryetari Latifi me bashkëpuntorë vazhdoj vizitat nëpër biznese prodhuese
Kryetari i komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi i shoqëruar nga kandidatët për deputet nga kjo komunë, Sarandë Sallteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina vizituan disa biznese të kësaj komune. Kreu i komunës me bashkëpuntorë fillimishtë vizituan bodrumin e verës “Illyrian Winery and Vineyards”, një biznes familjar që e udhëheqin Ismet, …
Më shumë...Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjën e parë për vitin 2025
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, të hënën është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të Komunës së rahovecit, e para për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFOR-it, zyrtarët komunalë …
Më shumë...Kryetari Haliti u prit në takim nga OVL-UÇK-dega në Viti
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nënkryetari Hasan Aliu dhe zyrtar tjerë komunal janë pritur të hënën në takim nga Idriz Quni, Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) dega në Viti dhe anëtarët e kësaj kryesie. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti dhe …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
