Albert Krasniqi: Fushata e VV-së “reality show”, Kurti në vend të programit po ofron anekdota

Aktivisti nga Demokracia Plus, Albert Krasniqi ka kritikuar fushatën e partisë Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti. Ai ka vlerësuar se fushata e Vetëvendosjes është një “Reality show” ndërsa kryeministri, Albin Kurti në vend të programit qeverisës po ofron anekdota. “Në mungesë të programit politik po ofrohet program artistik. Nëse i shohim tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka premtim për ndryshim ose përmirësim të jetës së qytetarëve, por është në anekdota, në sllograne “E kam takuar një plak” apo çfarë i ka thënë ku secili mundohet ta marrë një pjesë nga programi, duke kënduar e recituar. Një “reality show” që po paraqitet> Me siguri do ta bëjnë edhe me pagesë për të hyrë qytetarët që të argëtohen”, ka shkruar aktivisti, Alber Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …