Monthly Archives: March 2025

Hykmete Bajrami: Albin Kurti dhe ministrat duhet të japin dorëheqje para certifikimit të zgjedhjeve

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Bajrami ka sqaruar se ky ligj, i cili është në …

Më shumë...

Ish-komandanti famëkeq serb, Goran Radosavleviq – Guri, shfaqet në kampin para Presidencës së Serbisë

Pjesëtarë të njësitit famëkeq serb “Beretat e Kuqe”, përfshirë ish-kolonelin Goran Radosavleviq – Guri, janë parë të martën në kampin para Presidencës së Serbisë në mbështetje të protestuesve që kundërshtojnë bllokimin e fakulteteve. Radosavleviq, emri i të cilit lidhet me masakrën e Reçakut dhe vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi, është …

Më shumë...

ZRrE propozon rritje prej 15% të tarifave të energjisë elektrike

ZRRE-ja

Zyra e Rregullatorit për Energji, ka njoftuar se ka propozuar një rritje mesatare prej rreth 15% të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët. Në njoftimin zyrtar, ZRrE ka bërë të ditur se ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit …

Më shumë...

Maki Beqiri Asllani: Ti, mbiheroi ynë. LAMTUMIRË, BACË!

BACA jetonte dy jetë njëkohësisht – të tokës e të qiellit. Kjo mund të tingëllojë jo mirë, por unë kam të drejtën e gjithë botës ta shpreh atë që ndjej, jo sepse ishte i sëmurë, por shumë më herët, shumë! Mbrëmë më mbetën fjalët e shkruara pa t’i nisur… e …

Më shumë...

Nënshkruhen kontratat me 55 përfituesit e serrave

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Deçanit, z. Rifat Stojkaj, së bashku me stafin e tij dhe përfaqësues të Organizatës Bamirëse “Islamic Relief Kosova” (IRK), kanë takuar të premtën 55 përfituesit e serrave me nga 100 m², me ç’rast janë nënshkruar edhe kontratat me përfituesit. Ndërtimi …

Më shumë...

Për herë të parë në Kosovë themelohet Shoqata e Zjarrfikësve Vullnetarë të Kryeqytetit

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka njoftuar përmes një postimi në facebook se kanë themeluar Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë të Kryeqytetit. Kjo Shoqatë sipas Fushticës do të ndihmojë Brigadën Profesioniste të Zjarrfikësve dhe do të forcojë reagimin emergjent në Kryeqytet. Ndërtesa do të jetë …

Më shumë...

Protestuesit nga Podujeva duhet të respektojnë vendimin, ashtu siç veprojnë edhe linjat nga qytetet tjera të Kosovës!

Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po vazhdojnë të qëndrojnë para komunës së Prishtinës në shenjë proteste nga pronarët e kompanive ndaj vendimit për mos lejimin e këtyre autobusëve që të hyjnë në territor të kryeqytetit. Për këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e III-të e rregullt e Komitetit për Komunitete

Të premtën në Deçan u mbajt mbledhja e III-të e rregullt e Komitetit për Komunitete. Në takim morën pjesë anëtarët e Komitetit për Komunitete, përfaqsuesi i OSBE-s, UNMIK-ut, dhe Policisë së Kosovës. Takimi u kryesua nga z. Shkëlzen Berisha, i cili i informoi antarët për pikat e rendit të ditës …

Më shumë...

Qëndresa Kosovare-Kuvajt i dhuron veturën e tipit  Golf 7, QKMF-së në Ferizaj

Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj iu dhurua edhe një donacion. Bëhet fjalë për një veturë të tipit Golf  7, donacion nga Shoqata “Qëndresa Kosovare-Kuvajt”, në të cilën do të kryen shërbimet e kujdesit paliativ dhe kujdesit për nëna dhe fëmijë për Qendrën e Mjekësisë Familjare -1. I pranishëm …

Më shumë...

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës kryesuar nga Amrush Helshani mbajti mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2025. Në këtë mbledhje pjesëmarrës ishin: Drejtori për Ekonomi, Buxhet dhe Financë, Blerim Thaçi, i cili i njoftoj anëtarët e Komunitetit, për raportin finaciar të vitit 2024, si dhe për çështje …

Më shumë...

Xhavit Haliti: “Topin” për formimin e qeverisë e ka Albini

Xhavit Haliti

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën politike lidhur me formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke thënë se tani “topin” për krijimin e qeverisë e ka kryeministri Albin Kurti. Haliti ka theksuar se gjithçka do të varet nga numrat në Parlament dhe ka shpresuar që …

Më shumë...

Daut Haradinaj nderon Hashim Thaçin dhe uron për lirimin e krerëve të UÇK-së

Daut Haradinaj paralajmëron arrestime të zyrtarëve nivelit të lartë në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka shprehur mbështetjen dhe respektin e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Reagimi i Haradinajt erdhi pas vizitës së mbikëqyrur të Thaçit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku …

Më shumë...

Ardian Bajraktari: Epilogu i procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së mund të jepet brenda këtij viti

Bram Vreugdenhil

Avokati Ardian Bajraktari ka parashikuar se procesi gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë mund të arrijë epilogun e shkallës së parë brenda vitit 2025. Në një deklaratë për media, Bajraktari tha se nëse gjykata vepron në përputhje me ligjin, atëherë pas dëgjimit të dëshmitarëve të prokurorisë …

Më shumë...

Gjenerali Donahue dhe Barduani diskutojnë për sigurinë dhe misionin e KFOR-it në Kosovë

Gjenerali komandues i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, Christopher Donahue, ka vizituar ushtarët dhe drejtuesit e Komandës Rajonale Lindore në Kampin Bondsteel dhe Camp Nothing Hill, ku ka vlerësuar përkushtimin e tyre ndaj misionit. Sipas njoftimit të KFOR-it, gjenerali Donahue ka shprehur mirënjohje për angazhimin e ushtarëve dhe është …

Më shumë...

Ejup Maqedonci nderon zv/drejtorin e Ekipit Këshillues të NATO-s në takimin lamtumirës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim lamtumirës zëvendësdrejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Paul Shawry, ku e vlerësoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Me këtë rast, ministri Maqedonci i dorëzoi një mirënjohje në shenjë falënderimi për mbështetjen profesionale …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Nuk bëjmë koalicion me Vetëvendosjen, asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur se partia e tij nuk do të formojë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në asnjë rrethanë. “Ato zotime që i kemi dhënë gjatë fushatës janë të vlefshme edhe pas saj, dhe nuk ka asnjë arsye që fjalët e dhëna t’i …

Më shumë...