Monthly Archives: June 2025

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duke vendosur zgjatjen e masës së paraburgimit për nga dy muaj. Masa është vazhduar edhe për Hashim Thaçin, i cili nuk ka bërë kërkesë …

Më shumë...

Nis gjykimi për masakrën e Mejës pa të akuzuarit – 53 serbë përballë drejtësisë në mungesë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur të hënën seanca fillestare për rastin e masakrës së Mejës dhe fshatrave përreth Gjakovës, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë, ku në prill të vitit 1999 u vranë 370 civilë shqiptarë. Trupat e tyre u zhvarrosën më vonë nga …

Më shumë...

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: JETA MES LARGËSISË DHE PËRKATËSISË

Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha: NJË LIBËR ME DËSHMI TË SHUMTA INDIVIDUALE DHE VLERA SHKENCORE

Shpeshherë thuhet se për të matur thellësinë e dashurisë ndaj atdheut, duhet të përjetosh largësinë prej tij – të shkëputesh për pak çaste nga dheu ku je rritur, për të ndier më qartë lidhjen që të përshkon me të. Kjo thënie më tingëllon e vërtetë, jo sepse kam dashur ta …

Më shumë...

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje …

Më shumë...

Donald Trump premton zgjidhje për çështjen Kosovë–Serbi: “Do ta zgjidh sërish”

Donald Trump ka kërcënuar se do të fillojë sulmet ajrore kundër regjimit të Assadit në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se do të rikthehet për të zgjidhur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e kujtuar rolin e tij gjatë mandatit të parë kur ndërmjetësoi Marrëveshjen e Uashingtonit më 4 shtator 2020. “Unë do ta zgjidh, sërish,” shkroi Trump në një postim …

Më shumë...

Arsim Bajrami: Gjykata Speciale është mono etnike, kam dorëzuar prova mbrojtëse për UÇK-në

Arsim Bajrami

Ish-hartuesi i Kushtetutës së Kosovës dhe akademiku Arsim Bajrami ka deklaruar se ka qenë kundërshtar i themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë një mekanizëm monoetnik që, sipas tij, gjykon ekskluzivisht anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë që nuk trajton aspak krimet e kryera nga Serbia. Bajrami theksoi …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Koha për maturi dhe përfaqësim dinjitoz – Kujdes me “marrëveshjet” që cenojnë interesin kombëtar

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së fundit të ish-Presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka përmendur një marrëveshje të mundshme mes Izraelit dhe Iranit, duke rikujtuar njëkohësisht edhe marrëveshjen Kosovë–Serbi të arritur gjatë mandatit të tij të parë. Tahiri, në një postim në rrjete sociale, ka …

Më shumë...

Pal Lekaj: Angazhimi i Trump në dialogun Kosovë–Serbi është shpresëdhënës dhe i mirëpritur

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka mirëpritur deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për rikthimin e angazhimit të tij në zgjidhjen e çështjes Kosovë–Serbi, duke e cilësuar këtë si një sinjal shpresëdhënës për paqe dhe stabilitet në rajon. Lekaj tha se roli aktiv i administratës Trump gjatë mandatit të tij …

Më shumë...

Qeveria e Unitetit pa unitet – LDK refuzon Kurtin, VV refuzon LDK-në, PDK këmbëngul në shumicë të re

Përpjekjet për të dalë nga kriza institucionale në Kosovë po shënojnë dështim të njëpasnjëshëm, ndërsa secili propozim për formim të qeverisë po përplaset me murin e numrave dhe mungesën e vullnetit politik. LDK, pasi refuzoi ofertën e tretë zyrtare të LVV, për bashkëqeverisje, i ofroi publikut një alternativë të vetën: …

Më shumë...

Mentor Xhemë Gashi (1.5.1978 – 16.6.1998)

Mentor Xhemë Gashi (1.5.1978 - 16.6.1998)

Dëshmori, Mentor Gashi, u lind më 1 maj të vitit 1978, në Plloçicë, komuna e Malishevës. Ai ishte djali i dytë i Xhemë Haxhi Bajraktarit dhe nipi i dëshmorit Tahir Topilla, bashkëluftëtarit dhe dhëndrit të Shaban Polluzhës, tani dëshmor i UÇK-së. Mentori rininë e kaloi në Gllanasellë, te dajat e …

Më shumë...

Tasim Ukë Elezaj (16.2.1975 – 16.6.1999)

Tasim Ukë Elezaj (16.2.1975 - 16.6.1999)

Dëshmori i kombit Tasim Elezaj, u lind më 16 shkurt 1975, në fshatin Radavc (Kryedrin) të Pejës, në një vend me bukuri të rralla të natyrës, aty ku buron Drini i Bardhë, në një familje të dalluar për ndershmëri e atdhedashuri. Familja e tij shumë herë u bastis dhe u …

Më shumë...

Imer Ramë Krasniqi (1957 – 16.6.1998)

Imer Ramë Krasniqi (1957 - 16.6.1998)

Ndër njerëzit e parë të trevës së komunës së Malishevës, të cilët ishin njoftuar për ekzistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i cili angazhohet në radhët e saj, ishte Imer Krasniqi. Pjesëtar i kësaj ushtrie heroike, ai bëhet në fund të vitit 1997, megjithëse, praktikisht, për formimin e njësiteve …

Më shumë...

Adem Bajram Selmani (1967 – 16. 6.1998)

Adem Bajram Selmani (1967 - 16. 6.1998)

Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë rënë dëshmorë edhe disa eprorë dhe ushtarë nga Shqipëria. Në mesin e tyre, eprori dhe komandanti i tri luftërave tona çlirimtare, Tahir Sinani, po ashtu eprori dhe pjesëmarrësi në të tri luftërat, Skerdilajd Llagami, nga Tirana, eprori, Indrit Cara nga Kavaja, Astrit …

Më shumë...

Më 15 qershor të vitit 1389 u zhvillua Beteja e  Kosovës 

Milush Kopiliqi

Më 15 qershor të vitit 1389 u zhvillua Beteja e  Kosovës mes forcave të krishtera të Ballkanit dhe Evropës dhe në anën tjetër  forcave të Perandorisë Osmane, në krye të së cilave ishte Sulltan Murati i Parë.  Kryetrimi shqiptar i kohës, Milush Nikollë (Danai) nga fshati Kopiliq i Drenicës, depërtoi me dinakëri te …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Deklarata e presidentit Tramp paralajmëron se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Duke komentuar qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ish ministri i Punëve të Jashtme të vendit tonë, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se deklarata e presidentit Tramp është një shenjë paralajmëruese se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane. “Kjo deklaratë e …

Më shumë...

Mero Baze: Albin Kurti po pret një Hamza Kastrioti nga opozita, por ai ende nuk po vjen

Beteja e parë për Albulenën ka ndodhur në vitin 1457, në një fushë mes Lezhës dhe Krujës, por me një raund final. Edhe pse në atë betejë Skënderbeun e tradhtoi edhe Hamza Kastrioti, përsëri ia doli të fitonte. Kjo beteja e dytë e Albin Kurtit, alias “Skënderbeu i ri” siç …

Më shumë...