Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi e ka përgënjeshtruar ministrin e Qeverisë Kurti në detyrë, Hekuran Muratin, i cili ka thënë se paga mesatare bruto në Kosovë për vitin 2024 është 598 euro. Jusuf Azemi ka theksuar se qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret …
Më shumë...Monthly Archives: June 2025
Zenel Shefqet Thaçi (15.12.1977 – 15.6.1999)
Zenel Thaçi u lind më 15. 12. 1977 në Llapushnik të Drenasit. Bashkëshortët Shefqet e Mihane Thaçi lindën dhjetë fëmijë: Zenelin, Safeten, Enverin, Ymerin, Havën, Miniren, Fetahun, Florimin, Florien dhe Besartën. Familja e dëshmorit të lirisë Zenel Thaçit është marr kryesisht me bujqësi dhe blegtori. Mësimin fillor, Zeneli e vijoi …
Më shumë...Vlora Çitaku: Kurti ka djegur çdo urë bashkëpunimi me Uashingtonin
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka drejtuar kritika të shumta ndaj kryeministrit, Albin Kurti, Ajo e ka akuzuar këtë për prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlora Çitaku ka theksuar se Kurti ka djegur çdo urë bashkëpunimi me Uashingtonin. “Në …
Më shumë...Vlerësim Ndërkombëtar për Kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti
Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), një organizatë ndërkombëtare lobimi, e regjistruar në OKB, SHBA, NATO dhe institucione të tjera ndërkombëtare, ka nderuar Kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, me Medaljen e Artë “Lideri Botëror i Paqes – Winston Churchill”. DMPP vepron në vazhdimësi të projekteve të ish-Presidentit …
Më shumë...Përurohen shtatë vepra të reja letrare dhe historike të autorit Ramadan Krasniqi
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, po vazhdojnë aktivitetet për shënimin e 16 qershorit – Ditës së çlirimit dhe të dëshmorëve të komunës së Malishevës dhe të kombit shqiptar të UÇK-së. Në një ngjarje të veçantë kulturore, u bë përurimi i shtatë veprave të reja letrare …
Më shumë...Ali Berisha mobilizon strukturat e AAK-së në Pejë
Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Pejë, Ali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e nëndegëve të partisë, ku u diskutua rreth zhvillimeve politike dhe u miratua orari i aktiviteteve për muajt e ardhshëm. Në fokus të takimit ishin përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 …
Më shumë...PDK shpall Konventën e Përgjithshme për 21 qershor – Memli Krasniqi kandidon i vetëm për kryetar
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë Konventën e saj të Përgjithshme më 21 qershor 2025, me karakter zgjedhor. Lajmin e ka bërë të ditur sot në një konferencë për media Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo e cilësoi këtë Konventë, të njëmbëdhjetën me radhë, si një moment …
Më shumë...Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë kanë refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së: Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Pavarësisht garancive të ofruara nga Policia e Kosovës për zbatimin e arrest shtëpiak dhe zotimeve të mbrojtjes, trupi gjykues ka vlerësuar se nuk …
Më shumë...Ejup Maqedonci në Pentagon: Hapet kapitull i ri i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me SHBA-në
Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur në Pentagon nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan për NATO dhe Evropë, David Baker, dhe delegacioni i tij. Takimi u zhvillua në selinë e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes …
Më shumë...Christopher Hill: Ka përfunduar koha e ankesave të Ballkanit te SHBA – Kosova të marrë përgjegjësi
Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se epoka kur vendet e Ballkanit ankoheshin te Shtetet e Bashkuara apo vendet e tjera perëndimore për problemet me fqinjët ka marrë fund. Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, Hill tha se SHBA-të pritet t’i inkurajojnë vendet e rajonit që …
Më shumë...Propozimi për Qeveri Uniteti nxit debat, VV e konsideron absurd, LDK pret përgjigje
Propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e një Qeverie Uniteti ka qenë temë qendrore para dhe pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Megjithëse nuk pritej ndonjë ndryshim në votim, debati për platformën 15-pikëshe të propozuar nga LDK-ja ka dominuar deklaratat politike. Deputetja e Lëvizjes …
Më shumë...Ramush Haradinaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan dhe institucionet mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara me rastin e 250-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Amerikane. Përmes një mesazhi publik, Haradinaj vlerësoi sakrificën dhe trimërinë e kësaj ushtrie si burim frymëzimi për Forcën e Sigurisë së Kosovës, …
Më shumë...Vitia po kremton ditën e çlirimit të saj
Me rastin e 14 Qershorit-Ditës së çlirimit të komunës së Vitisë, sot në Viti po zhvillohen aktivitete të ndryshme. Fillimisht është mbajtur një seancë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, ku nga një fjalë rasti e ka mbajtur kryesuesi i këtij organi Bekim Azizi, zv. kryetari i komunës së …
Më shumë...Luftëtarët e lirisë zënë Grykën e Carralevës më 14 qershor 1998, forcat serbe djegin shtëpitë gjatë tërheqjes
Më 14 qershor të vitit 1998, në një ndër betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare, luftëtarët e fshatrave Krojmir, Pjetërshticë, Shalë, Carralevë, Zborc dhe fshatra të tjera përreth arritën të zënë Grykën strategjike të Carralevës, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme forcave policore serbe që vepronin nga drejtimi i …
Më shumë...Sylë Ukshini: Marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së u arrit falë përkushtimit të Albright dhe Rubin, përkundër presionit rus dhe evropian
Historiani dhe ish-ambasadori i Kosovës, Sylë Ukshini, ka deklaruar se arritja e marrëveshjes për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm diplomatik nga ana e ShBA-së, përkatësisht nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright dhe këshilltari i saj, James Rubin. Kjo marrëveshje u arrit …
Më shumë...Ambasadori Dugolli pret zyrtarin e lartë amerikan Mark Fleming, riafirmohet partneriteti i ngushtë Kosovë–ShBA
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka zhvilluar një takim zyrtar me Mark Fleming, Ushtrues i Detyrës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit. Ambasada e Kosovës në Washington bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për raportet strategjike …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
