leoni

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Kryetari i SPSP, Jusuf Azemi e ka përgënjeshtruar ministrin e Qeverisë Kurti në detyrë, Hekuran Muratin

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi e ka përgënjeshtruar ministrin e Qeverisë Kurti në detyrë, Hekuran Muratin, i cili ka thënë se paga mesatare bruto në Kosovë për vitin 2024 është 598 euro. Jusuf Azemi ka theksuar se qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për përmirësimin e pozitës së punëtorëve në sektorin privat dhe se janë shumë punëtor që marrin paga më të vogla se sa shuma që pretendon ministri, Hekuran Murati. “Në vitin 2024 kanë ikur 106 mijë punëtorë dhe më nuk janë në vendin e tyre për shkak të pagave, të sigurisë dhe mosrespektimit të kushteve të sektorit privat. “Hiq më larg se në Universitetin e Prishtinës janë 400 punëtorë që sot janë duke marrë pagë të jashtëligjshme dhe përderisa ky nxjerr vendim për paga më të mëdha 100 për qind, në anën tjetër duhet ta njoftojmë opinionin pse këto vendime të tij nuk zbatohen dhe për moszbatim fajtor është ai, që e ka nxjerrë këtë vendim dhe nuk po e respekton” ka theksuar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: “Ku janë institucionet e Kosovës?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit …