Monthly Archives: September 2025

Gjykata Speciale në Hagë, u vazhdon paraburgimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së mes kritikave ndaj Prokurorisë

Gjykata Speciale me seli në Hagë ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-krerët politikë dhe ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Trupi gjykues ka konstatuar se rreziku për ndikim mbi dëshmitarë dhe prova vazhdon të ekzistojë, duke e konsideruar …

Më shumë...

Ganimete Musliu kritikon vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ajo e ka cilësuar këtë vendim si një shqetësim serioz për respektimin e të drejtave të …

Më shumë...

OVLUÇK ngre shqetësime për Gjykatën Speciale në takim me ambasadorin francez

Udhëheqja e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është pritur në Ambasadën e Francës në Prishtinë nga ambasadori Olivier Guérot. Kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla shfrytëzuan këtë takim për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me funksionimin e Gjykatës Speciale dhe trajtimin e ish-bashkëluftëtarëve …

Më shumë...

Thaçi nga Haga: “Liria e Kosovës është monument i Adem Demaçit”

Në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, është rikthyer në vëmendje figura e Adem Demaçit. Debati u nxit fillimisht nga dëshmitë e James Rubin, ish-zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, dhe Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, të cilët …

Më shumë...

Gjeneral Jashari: Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në Konferencën e 28-të të Kartës së Adriatikut A5, e mbajtur në Tiranë, ku u diskutua për forcimin e sigurisë rajonale dhe sfidat e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor. Konferenca u udhëhoq nga Komandanti i EUCOM dhe SACEUR, ndërsa …

Më shumë...

SHBA dhe BE dalin në mbrojtje të institucioneve të pavarura në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë përcjellë mesazhe të qarta në mbështetje të institucioneve të pavarura të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës dhe integritetit zgjedhor. Drejtori për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Mark Fleming, zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin e …

Më shumë...

Jorn Rohde paralajmëron: Kosova rrezikon të humbasë mundësi pa formuar Qeverinë e re

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë thirrje që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të formohet sa më shpejt Qeveria e re, duke theksuar rëndësinë e saj për avancimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Rohde paralajmëroi se vonesat në krijimin e institucioneve mund të sjellin pasoja …

Më shumë...

Shkëlzen Nijazi Krasniqi (16.4.1980 – 19.9.2000)

Shkëlzen Nijazi Krasniqi (16.4.1980 – 19.9.2000)

Pas përfundimit të aktiviteteve luftarake në Zonat Operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një pjesë e mirë e djelmoshave të kësaj ushtrie, të Komandantit Legjendar Adem Jashari, vazhdoi veprimtarinë luftarake në formimin e instrumentit të forcës, i cili do të vepronte si Ushtri Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, e …

Më shumë...

Islam Ali Rekaliu (2.6.1975 – 19.9.1998)

Islam Ali Rekaliu (2.6.1975 – 19.9.1998)

Në familjen Rekaliu të fshatit Gegaj (ish-Dobratin) të Besianës, më 2 qershor të vitit 1975 u lind dëshmori i kombit, Islam Rekaliu. Bashkshortët Ali dhe Nazmie Rekaliu përpos dëshmorit të kombit kishin edhe vajzën, Kimeten dhe djalin Avniun. Islami ishte vetëm dy vjeç kur i vdes e ëma. Dëshmori i …

Më shumë...

KMDLNj kritikon pezullimin e katër policëve: Rrezik i ndërhyrjes politike në Policinë e Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar ndaj pezullimit të katër policëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje flagrante politike. Sipas KMDLNj-së, vendimi për suspendimin e policëve është marrë pa rekomandim nga Inspektorati Policor i Kosovës, duke …

Më shumë...

Eqrem Shefqet Hoxha (16.6.1977 – 19.9.2000)

Eqrem Shefqet Hoxha (16.6.1977 – 19.9.2000)

Menjëherë pas daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Drenaj të Zatriqit, më 26 prill të vitit 1998, përshpejtohet edhe shtrirja e forcave çlirimtare në tërë Anadrinin dhe kështu formohet një skuadër e fshatit Qëndresë (ish-Randubravë) të Anadrinit të Prizrenit e cila shumë shpejt u zhvillua në një …

Më shumë...

Genc Sefa – Lushnja: “Zëri i gjakut dhe burgut”

HYSEN UKË KOMONI – PUSHKA E LIRISË Në Dardani u lind një djalë pranvere, më 15 mars, i thonë: “Mirseardhe!”. U gëzua shtëpia, u gëzua dhe nana, u gëzua baba Uka, u gëzuan motrat tana.   E rriti nënë Nekibja si princ me kurorë, shok i librave, në zemër Arbëror. …

Më shumë...

Valon Murati mbështet dëshminë e James Rubinit dhe legjitimitetin e UÇK-së

Valon Murati: Zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar fuqishëm ndaj pretendimeve që diplomati amerikan James Rubin është paguar për të mbrojtur publikisht luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një status të shpërndarë në Facebook, Murati i quan “cinikë, nihilistë, sabotatorë dhe naivë” ata që përhapin dyshime mbi …

Më shumë...

Hisen Berisha: Dëshmia e James Rubin, sinjal për përgjegjësi dhe legjitimitet historik të UÇK-së

Hisen Berisha

Analisti Hisen Berisha ka komentuar dëshminë e James Rubin në gjykatën speciale në Hagë nuk është thjesht një detaj gjyqësor, por një sinjal mbi raportin midis luftës për liri dhe drejtësisë. Rubin, ish-diplomat amerikan, lidhi kujtesën historike për rolin e SHBA-së me proceset aktuale gjyqësore në Kosovë. Ai nënvizoi se …

Më shumë...

Rizgjedhja e Ramës dhe perspektiva rajonale: Një sinjal i qëndrueshmërisë politike dhe integrimit evropian

Rizgjedhja e Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë dhe nisja zyrtare e mandatit të tij nuk është thjesht një ngjarje e brendshme politike, por edhe një tregues i rëndësishëm i stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të rajonit. Në këtë kontekst, urimi i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, merr …

Më shumë...

Rubin e Williams ndezin debat historik, Kurti e Osmani zgjedhin heshtjen”

Dëshmitë e fuqishme të ish-diplomatit amerikan James Rubin dhe të ish-këshilltarit ligjor të delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams, kanë tronditur themelet e procesit gjyqësor në Hagë, duke rrëzuar shumë nga narrativat e ngritura mbi luftën e UÇK-së. Por, përderisa mediat ndërkombëtare dhe rajonale pasqyrojnë këto zhvillime si një kthesë …

Më shumë...