Monthly Archives: September 2025

Albert Krasniqi: Kosova po përballet me një krizë politike të qëllimshme

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka vlerësuar se Kosova po përballet me një krizë politike të qëllimshme dhe jo me një bllokadë juridike si në të kaluarën. Ai ka shtuar më tutje se mungesa e vullnetit për të krijuar shumicë parlamentare po e mban vendin në ngërç institucional. “Është jashtëzakonisht …

Më shumë...

Qytetar të shumtë liridashës do të protestojnë sot në Hagë dhe do të kërkojnë lirimin e drejtuesve të UÇK-së nga Haga ku po mbahen padrejtësisht

Aidan Hehir: Prokuroria e Gjykatës Speciale po provon të dëshmojë se Shtabi i UÇK-së ishte një ndërmarrje e përbashkët kriminale

Qytetar të shumtë liridashës do të protestojnë sot në Hagë dhe do të kërkojnë lirimin e drejtuesve të UÇK-së nga Haga ku po mbahen padrejtësisht. Për këtë qëllim, shumë qytetar liridashës nga viset etnike dhe mërgata kanë rrugëtuar drejt Hagës, ku sot në prej orës 14:00 do të mbahet protestë …

Më shumë...

Asllan Destan Kleçka (24.5.1947 – 14.9.1998)

Asllan Destan Kleçka (24.5.1947 – 14.9.1998)

Java e dytë e shtatorit të vitit 1998, pas betejave të njohura për flakë e zjarr në Lez e Jeshkovë të Vërrinit, Rogovë të Hasit, Dejë, Lugmir, Zatriq e Palushë të Anadrinit, filloi me luftimet në Shqiponjë, në Prapaçan, Beleg e Gllogjan, në të cilat l Ime përjetësohen: Driton Zeneli, …

Më shumë...

Uran Ismaili: Prishtina duhet t’i kthehet ëndrrave të mëdha, jo të mbetet qytet i premtimeve të thyera

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në tubimin hapës të fushatës “Koha për Prishtinën”, tha se kryeqyteti ka humbur shpirtin e tij të dikurshëm si vend i ëndrrave dhe i mundësive të reja, duke u zhytur sot në probleme elementare që prekin përditshmërinë e qytetarëve. “Prishtina ka qenë gjithmonë …

Më shumë...

LDK nis fushatën për zgjedhjet lokale: Abdixhiku e quan “mision patriotik” rikthimin në komunat me nevojë zhvillimi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, me një tubim madhështor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku qindra përkrahës të kësaj partie u mblodhën për të dëgjuar mesazhet e udhëheqjes dhe për të parë prezantimin e kandidatëve për kryetarë komunash.bKryetari i …

Më shumë...

Sadik Halitjaha: PEZULLIMI I PËRKOHSHËM I DIALOGUT STRATEGJIK NGA AMERIKA

Sadik Halitjaha

Gëzim apo hidhërim?! Kush u gëzua e kush u hidhërua?! Kosova vërtet ka krizë të brendshme, por çka bëri kundër Amerikës? Më drejt me e thënë: përse duhet të hidhërohet Amerika?!Ku janë prekur apo cenuar interesat e Amerikës në ekonomi, siguri, strategji apo gjeostrategji? Nuk kisha dashur të merrem me …

Më shumë...

Sylë Ukshini: Nga Rambuje te Bombardimet: Rrëfimi i James Rubin dhe kundërshtimi amerikan për krijimin e një sektori rus në Kosovë

Në një kohë kur diskursi publik shpesh ndikohet nga amnezia historike dhe shfaqet një frymë antiamerikane, leximet e literaturës së shkruar nga protagonistët e drejtpërdrejtë të ngjarjeve mbeten thelbësore për të kuptuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Ditari i James Rubin – ish-këshilltar i afërt dhe zëvendës i Sekretares së …

Më shumë...

Ismet Sylejmani: MONOLLËT E POLLATËS – BRUMI I PARË I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Pushkët e Heronjëve të Kombit Besim Latifi e Skender Munolli, por edhe të tjerë pjestarëve e luftëtarëve kreshnik të Pollatës, që mbetën gjallë dhe i shpëtuan rrethimit të hekurt dhe vrasjeve të sigurta, si luftetari e trimi i madh dhe heroi i gjallë i asaj beteje heroike e historike, Ibush …

Më shumë...

Bashkim Hoxhaj: Nëse Demokracia dështon, atëherë një “stabilokraci” si zgjidhje e përkohshme mund të na bëhet e domosdoshme

Institucionet tona demokratike kanë degraduar për shkak të paaftësisë politike, korrupsionit dhe mungesës së vullnetit për të qeverisur me përgjegjësi. Në këtë kontekst, një stabilokraci e përkohshmen , mund të shihet si një zgjidhje më e pranueshme se sa rënia në anarki. Historia ka treguar se rendi dhe stabiliteti janë …

Më shumë...

Dashamir Uruçi: Akademiku i deshmuar ZYMER NEZIRI e tronditi sallën në VUTHAJ…!

Akademiku i dëshmuar Zymer Neziri e tronditi sallën në Vuthaj…Me kuriozitet të shtuar u prit fjala e akademikut Zymer Neziri.Pasi foli për vlerat e librit, ku ishin renditur me qindra veprimtarë të Shqipërisë, ai deklaroi se, nga 1912 e deri më 1999, shqiptarët kanë bërë rreth 1,000 shekuj burg në …

Më shumë...

Vitia është shtëpia jonë e përbashkët!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, i cili me 12 tetor pret të udhëheq me këtë komunë edhe për katër vitet e ardhshme, ka shkruar në profilin e tij në facebook se qytetarët janë fuqia e vazhdimit të transformimit të qytetit dhe komunës sonë me përkrahjen e tyre. …

Më shumë...

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pranoi se ka takuar policët shqiptarë të Çairit, Sarajit dhe Butelit. Madje nuk e mohoi se takimi është mbajtur në sallën e Këshillit të Komunës, në praninë e ndihmësministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Koka, …

Më shumë...

Sokol Haliti: Kosova ka vetëm një rrugë: pranë Amerikës, me aleancë të palëkundur dhe vizion të përbashkët për të ardhmen

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën është një alarm i fuqishëm politik dhe diplomatik. Ky vendim prek jo vetëm marrëdhëniet tona me aleatin më të madh historik, por edhe të ardhmen e shtetit tonë, ka reaguar përmes një postimi në facebook, kryetari …

Më shumë...

Kryetari Smajl Latifi ka planifikuar 1 milion euro për sektorin e agroturizmit në Rahovec

“1 milion euro është plani ynë i madh investiv për sektorin e agroturizmit në Rahovec, ka planifikuar kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi. Sipas tij, ky sektor paraqet një shans të madh për komunën, për ekonominë e sipërmarrësit rahovecian. Tradita e produktet tona, gjeografia, klima e peisazhi i …

Më shumë...

Kryetari Ekrem Kastrati mbështet aktivitetin shëndetësor “përSHËNDETje” në Malishevë

Në Sheshin e Dëshmorëve u mbajt aktiviteti “përSHËNDETje”, i organizuar nga OJQ “Mundësia” në bashkëpunim me QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” dhe në partneritet me organizatën zvicrane “AQH” (Projekti i Kujdesit Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor). Qëllimi i aktivitetit ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për një jetë më të shëndetshme. …

Më shumë...

FSK dhe FARSH përforcojnë kapacitetet në kërkim-shpëtim malor përmes trajnimit të avancuar

Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka organizuar një trajnim të avancuar në fushën e kërkim-shpëtimit malor, me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dhe të FSK-së.  Trajnimi u zhvillua në disa nga terrenet më të përshtatshme …

Më shumë...