Yearly Archives: 2025

Ismet Jashar Jashari (16.4.1967 – 25. 8. 1998)

Ismet Jashar Jashari (16.4.1967 – 25. 8. 1998)

Në mesin e luftëtarëve të lirisë së Kosovës është shquar edhe Ismet Jashar Jashari, njëri ndër luftëtarët dhe komandantët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill të vitit 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë  Nuries. Mësimet …

Më shumë...

Habib Bahti Zogaj (9.6.1973 – 25.8.1998)

Habib Bahti Zogaj (9.6.1973 – 25.8.1998)

Habib Zogaj u lind më 9.6.1973 në Lladroc të Malishevës. Babai, Bahtiu dhe nëna Fazilja, nga jeta e tyre bashkëshortore sollën në jetë pesë fëmijë: Agronin, Afrimin, Habibin, Ibadetën dhe Jetonin. Habibi, shkollën fillore e kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm. Mësuesit dhe shokët e gjeneratës atë e kujtojnë …

Më shumë...

Ndërtimi i Entit Special në Zborc përjetëson diskriminimin ndaj personave me probleme të shëndetit mendor

Ndërtimi i objektit të ri të Entit Special në fshatin Zborc të Shtimes, me një vlerë investimi prej miliona eurosh, ka nxitur reagime të fuqishme nga banorë, aktivistë dhe profesionistë të shëndetit mendor. Kundërshtuesit e projektit e cilësojnë atë si një hap prapa në trajtimin dhe integrimin e personave me …

Më shumë...

BDI: Ne nuk do të qëndrojmë indiferentë përballë shkeljes së Kushtetutës

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Qëndrimet e VLEN-it dhe deklarata e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, se ulja e numrit të këshilltarëve “nuk ka bazë etnike” dhe “komunat me shumicë popullsie maqedonase kanë humbur më shumë këshilltarë sesa komunat ku shqiptarët janë shumicë“ është përpjekje e qëllimshme për të minimizuar dhe relativizuar një vendim …

Më shumë...

PZAP ka marrë vendim në favor të subjektit politik Lista Serbe

PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim në favor të subjektit politik Lista Serbe, duke aprovuar ankesën e këtij subjekti kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Sipas arsyetimit të këtij paneli, …

Më shumë...

Prof. mr. EROLL SEJDIU: LASHTËSIA E GJUHËS SHQIPE DHE GJUHA STANARDE SOT

Mr. Eroll Sejdiu: Të shkruajmë shqip

LASHTËSIA E GJUHËS SHQIPE Gjuha shqipe zë një vend të veçantë në familjen indoevropiane, pasi është e vetmja gjuhë e mbetur gjallë nga një degë që nuk ka motra të tjera të ruajtura. Studiuesit e parë që e trajtuan çështjen e saj në shekullin XIX, si Franz Bopp e Gustav …

Më shumë...

Ismet Hajrullahu; Kosovë, më thuaj si je?!

Ismet Hajrullahu

Kosovë, më thuaj si je, sepse nuk po të njoh më, nuk po të ndjej më si dikur… Fjala që dikur kishte kuptim, sot është e pavlerë, ndershmëria, qe dikur ishte pjesë e pandarë e identitetit tonë, është kthyer në pabesi, e vërteta, që dikur përballej me realitetin, sot fshihet …

Më shumë...

Eugen Cakolli: Zgjidhja varet nga vullneti i VV’së për konsultim real dhe konstruktiv

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka vlerësuar se dalja nga situata e krijuar varet nga vullneti i Vetëvendosjes dhe gatishmëria e grupeve tjera për t’iu qëndruar pas premtimeve të tyre publike. Ai ka shkruar se ndryshimi i kandidatit nga VV dhe propozimi i dikujt jashtë kabinetit qeveriat është …

Më shumë...

Besian Mustafa: LDK mbetet konsistente në qëndrimin e saj

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se partia që ai i takon mbetet konsistente në qëndrimin e saj për të mos votuar kandidatë për kryetar të Kuvendit nga asnjë parti me të cilën nuk ka marrëveshje paraprake politike. Ai theksoi më tutje se sa …

Më shumë...

Deputetja Time Kadriaj ka kritikuar Vetëvendosjen për mungesë të konsultimeve me grupet parlamentare

Time Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka kritikuar Vetëvendosjen për mungesën e konsultimeve me grupet parlamentare para propozimit të emrave për kryetar të Kuvendit. Ajo ka theksuar se kandidati, Dimal Basha u propozua qëllimshëm pasi sipas saj ka qenë agresiv ndaj partive tjera me deklaratat …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Vetëvendosja po e thellon krizën politike

Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vlerësuar se partia Vetëvendosje po e thellon krizën politike. Ai theksoi më tutje se procesi po zhvillohet me arrogancë dhe në kundërshtim me rregullat. “Interesimin e vetëm e ka thellimin dhe vazhdimin e kësaj …

Më shumë...

Vetëvendosja ka propozuar për kryetar të Kuvendit, Dimal Bashën

Në përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, partia Vetëvendosje ka propozuar që në krye të institucuionit më të lart ligjbërës të vendit të jetë deputeti nga radhët e saj, Dimal Basha. Propozimi i tij është bërë nga bashk partiakja, Arberie Nagavci por as ky nuk mori votat …

Më shumë...

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në postin e kryetarit të Kuvendit. Ndonëse në seancën e Kuvendit ishin të pranishëm 105 deputet, ai nuk mori 61 vota të domosdoshme për t’u zgjedhur në postin e kryetarit …

Më shumë...

Nait Hasani: VV po propozon kandidatë anti-UÇK

Duke komentuar propozimet që po bënë partia Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka vlerësuar se Vetëvendosja po propozon kandidat që janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai shtoi më tutje se Albin Kurti se po tenton të testojë …

Më shumë...

Xhevahire Izmaku: Nisma Socialdemokrate është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve, pa vendosur asnjë kusht

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka thënë se partia politike së cilës i takon, është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve, pa vendosur asnjë kusht. Ajo shtoi më tutje se Nisma Socialdemokrate do të mbështesë çdo shumicë që formohet nga partia fituese e zgjedhjeve. “Në momentin që …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Gjendja është bërë e neveritshme

Lutfi Haziri

Duke folur për gjendjen e krijuar në venin tonë nga mos krijimi i institucioneve qendrore, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se situata është bërë e neveritshme. Ai shtoi më tutje se kjo është pasojë e mungesës së një marrëveshje politike dhe e vullnetit …

Më shumë...