22 vjet nga çlirimi i Kosovës nga pushtimi serb dhe zbarkimi i trupave të parë të këmbësorisë së NATO-s

22 vjet nga çlirimi i Kosovës nga pushtimi serb dhe zbarkimi i trupave të parë të këmbësorisë së NATO-s

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, të cilat kanë hyrë nga Maqedonia, ndërsa një ditë më parë, sipas marrëveshjes së Kumanovës kishte filluar  largimi i të gjitha forcave ushtarake e policore serbe nga Kosova që ishte paraparë të përfundonte më 21 qershor. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i quajtur UNMIK i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore. Më 12 qershor të vitit 1999 kishte filluar  tërheqja e planifikuar e forcave serbe nga Zona e Llapit. Edhe gjatë tërheqjes, forcat serbe kanë djegur shtëpitë e shqiptarëve në rrugët nga ku kanë filluar të tërhiqen. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …