Shqiptarët në Mal të Zi arrijnë që t’i rikthejnë pronat e tyre të marrura nga ushtria jugosllave 30 vite me parë

Shqiptarët në Mal të Zi arrijnë që t’i rikthejnë pronat e tyre të marrura nga ushtria jugosllave 30 vite me parë

Shqiptarët në Mal të Zi sot kanë arritur një fitore në përpjekjet e tyre për t’i rikthyer pronat që ua mori ushtria jugosllave. Në Parlamentin e Malit të Zi, me 49 vota pro, asnjë kundër e abstenim, sot është miratuar ligji special për kthimin e pronave me ullishta në Valdanos të Ulqinit. Me këtë ligj, të cilin e ka propozuar deputeti i Listës shqiptare Genci Nimanbegu, mbarojnë kalvaret gati 30 vjeçare të ulqinakëve të cilëve këto prona iu janë marrë në vitin 1978 nga ushtria e jugosllave. Kthimi i kësaj ullishte në zonën më atraktive të Ulqinit ka qenë një kërkesë politike e shqiptarëve në Mal të Zi dhe me këtë, pas Komunës së Tuzit, shqiptarët e Malit të Zi realizojnë edhe një kërkesë madhore politike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …