leoni

23-vjet më parë, më 29 janar të vitit 1999, në Rogovë të Hasit kishte rënë në pritë të forcave serbe një formacion i luftëtarëve të lirisë

23-vjet më parë, më 29 janar të vitit 1999, në Rogovë të Hasit kishte rënë në pritë të forcave serbe një formacion i luftëtarëve të lirisë

Në rrugë për të depërtuar në Shqipëri, për të marrë armatim dhe për t’ i dërguar  në shërim disa ushtarë të plagosur, një formacion i luftëtarëve të lirisë më 29 janar të vitit 1999 kanë rënë  në pritë të forcave serbe, në fshatin Rogovë e Hasit.

Atë ditë kanë rënë në pritë, luftëtarët e përkushtuar të Dukagjinit:  Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Luan Smajli,  Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.

Paraprakisht më 27 dhe 28 janar kishin rënë në prita të ndryshme, por në luftime përballë forcave serbe dëshmorët: më 27 janar Kasim Shala,  Driton Azemi,  Hamdi Berisha, Bedri Bajrami dhe Mehdi Haziri. Më  28 janar 1999 të vitit, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë rënë:  Gasper Karaqi, Kolë Lleshi, Memë Lleshi, Naim Dreshaj dhe Pren Lleshi.

Po atë ditë forcat serbe kanë masakruar 14 fshatarë në shtëpitë e tyre në Rogovë të Hasit. Më 27, 28 dhe 29 janar kujtohen dhe nëntë të rënë e të martirizuar të tjerë në fshatin Goden dhe Bishtazhin të komunës së Gjakovës.

Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, ka pasur luftime dhe rënie në pritë të luftëtarëve të lirisë, të cilët kanë rënë duke luftuar nën një rrethim të hekurt. Gjatë atyre ditëve serbët kanë vrarë edhe fshatarë të fshatit Rogovë, në akuza se i kishin strehuar luftëtarët e UÇK-së. Nuk është i qëndrueshëm konstatimi i disa medieve ku luftimet dhe rënia në prita të ndryshme të luftëtarëve të lirisë të  trajtohen si maskara, pasi nuk kemi të bëjmë me të dorëzuar të cilët më vonë janë ekzekutuar, por me luftëtarë të lirisë  të kanë rënë në përpjekje për ta çarë rrethimin.

Formulimi: “Masakra në Rogovë të Hasit”,  në tërësinë e vet nuk korrespondon me realitetin.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …