leoni

Silvana Maçkaj

Silvana Selver Maçkaj: Jeta pa Heroin e çdo bije që ëndërron ta ketë!

Jeta pa ty Babush si çdo vajze qe ka shumë ëndrra në jetë, edhe unë në jetën time gjithmonë ëndërroja ta kem Heroin tim Babin tim ne çdo hap të jetës. Mungesa e prindit sidomos e babit që çdo vajzë e quan atë Hero është një mungesë e pa përshkruar. Edhe unë kur dëgjoja shoqërinë time tregonin si kalonin pushimet me prindërit unë gjithmonë mendoja me nostalgji dhe filloja të ëndërroja athua sikur të ishte edhe babushi këtu a do të kalonim bukur edhe ne një pushim si familje?! Mirëpo ato ishin vetëm ëndrra që nuk u bënë kurrë realitet. Me ka munguar gjithmonë sidomos kur vinte koha e mbledhjes prindërve, dhe unë me notat e mia doja gjithmonë ta beja krenar me mua sepse e donte shkollën shumë. Mirëpo fati i tillë ishte. Por fal zotit kemi pas mamin, ajo sakrifikoi rinin e saj në moshë shumë të re 28 vjeçare, që ne të kemi një jetë me të mirë, një edukim të mirë të dimë të respektojmë të dimë të duam dhe jo të urrejmë, që babushi kudo që është të ndihet krenar me neve qe mos t’ia njollosim emrin mirëpo t’ia zbardhim fytyrën dhe ajo është fal edukimit t’ mamit që na ka dhanë. Është një ndjenjë interesante kur babushi bashkë me mamin vendosen me ju bashku UÇK-së. Unë me vete krenohesha thosha ua sa mirë nëne e babë trima se bashku, mirëpo nuk e mendoja qe ndoshta nuk do të ktheheshin gjallë asnjeri! Se si do jetonim ne, nëse do vriteshin të dytë ku do mbesnim ne? Mirëpo fatmirësisht në shtab e kishin kuptuar që kanë fëmijë dhe njërin e kanë detyruar qe te kthehet dhe mami fatmirësisht u kthye shendosh e mirë, mirëpo babushi fatkeqësisht nuk u kthye i gjallë, ai u kthye në arkivol që ne nuk e menduam aspak sepse thoshim gjithmonë që babushi do te kthehej shënosh e mire me shumë bindje mirëpo fati deshi që ai të mos kthehej, fati deshi që neve të na fshinte nga goja fjalën Babush, që ne të mos kemi kënd ta thërrasim babush. Që nga mosha 9 vjeçare me mungon ajo fjalë shumë edhe pse ndonjëherë e thosha vetme vetë në heshtje sepse vetëm ashtu sadopak ja beja qefin vetës dhe ndihesha e lehtësuar.

Babushi dha jetën e tij që ne të jetojmë të lirë, ndërsa mami sakrifikoi jetën e saj për rritjen dhe edukimin tonë. Nuk ka fjalë falënderuese që mund ta falënderoj mamin, por shpresoj që na e ka bë hallall që me gjithë at mërzi përsëri ju ka kthye jetës e ka jetua jetën për neve, dhe shpresoj që ajo ndihet krenare me rritjen dhe edukimin tonë. Babushi gjithmonë ishte në kurbet ne veçse ishim te mësuar me mungesën e tij, por ekzistonte gjithmonë ajo shpresa që një ditë do të kthehet do të vij dhe ne do e presim tek dera që ta përqafonim, mirëpo ajo mbeti vetëm një ëndërr e lenë në gjysmë dhe që malli për ta vazhduar atë ëndërr ekziston gjithmonë edhe pse u shua nga jeta. Shpesh herë ndodh që edhe që nuk është në mesin tonë kërkoj ndihme nga ai! Qoftë edhe sikur të jetë mesi i natës unë lutem tek Allahu dhe them ehhh more babush ndihmomë edhe ti pak, me shpresë që po me dëgjon!

Një rast dua ta cek, kur e kam pas vajzën time Alsën të sëmurë nga temperatura në një gjendje shokuese për mua deri sa edhe ndjenjat i hupi dhe nuk kishte asgjë prej saj, dhe rrugës duke e dërguar në spital me vjehrrin tim dhe kunatën time gjithë rrugës lutesha O Allah ti ma ke fal vajzën t lutna mos ma merr ma fal përsëri! Ne ato momente vetme vetë i lutesha edhe babushit O Babush t lutna ndihmomë edhe ti , mos ma merr vajzën tek ti lutu që të më kthehet, gjatë gjithë rrugës ishin këto lutjet sepse vajza ishte pa ndjenja dhe në moment kur kemi mbërri tek varrezat në Landovicë ku është edhe i varrosur babushi vajza ka filluar me reagua ka lëviz pak dhe filloi me qajtë, ishte sikur u kthye ne jetë dhe aty thash: eh more Allah faleminderit që ma fale vajzën përsëri mirëpo edhe ty babush faleminderit për lutjet që mi ke dëgjuar dhe ndihmën që të kam kërkuar. Ne çdo moment kur je me ngushtë edhe qe nuk e ki prezent ti kërkon ndihme nga ai dhe gjithmonë e ndien se e ke afër, sepse edhe që nuk është prezent me trup ai jeton me neve në zemrat tona dhe është prezent kudo si në gëzime edhe në hidhërime sepse s’ka jetë pa sfida, pa gëzime , pa hidhërime. Mungesa e babit ndihet gjithmonë, edhe pse gjithmonë mami na ka plotësua te gjitha dëshirat të gjitha kushtet nuk kemi pas mungesë për asgjë duke i falënderuar dajat dhe xhaxhain, mirëpo gjithmonë mungonte aj përqafimi, ajo ngrohtësi që të kënaq zemrën kur e përqafon, ajo me ka munguar gjithmonë, përqafimi dhe ledhatimi i tij. Me ka munguar kur diplomova, nuk ishte aty te duartrokiste për arritjet dhe sukseset e mia të më përqafonte dhe të më thoshte bravos vajza ime ndihem krenar me ty, më ka munguar kur u fejova, si çdo fejesë që e kemi zakon prindi të jep dorën të thotë përhajër, me ka munguar kur u martova nuk e pata në krah që të më përcjell si ishte zakoni jonë, me ka munguar kur u bëra nene për herë të parë se si do reagonte kur te me shihte me fëmijën tim ne krah, ta përjetonte ndjenjën e Gjyshit, fatkeqësisht asnjërën nga këto nuk e priti qe ti përjetoj. Jeta është e tillë saqë ti fal te gjitha mirëpo me një mungesë shumë të madhe në shpirt. Babushi e deshi Lirin tonë, që ne të jetojmë të lirë , të rritemi të lirë, të studiojmë të lirë, dhe kudo qe jemi sot është fal gjakut të shumë dëshmorëve që dhanë jetën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë. Lavdi mundit dhe sakrificës te gjithë dëshmorëve, ata kishin një qëllim dhanë një jetë që ne ta gëzojmë atë jetë. Me shumë respekt vajza e dëshmorit Selver Maqkaj / Silvana Maqkaj Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …