Konfirmohen 19 raste të reja me virusin korona, shërohen 8 qytetarë dhe sot nuk shënohet asnjë rast i vdekjes

24 të vdekur, 890 të infektuar dhe 1 mijë e 712 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e ri për gjendjen e pandemisë në vendit tonë gjatë 24 orëve të fundit. Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve janë testuar 10 mijë e 614 qytetar prej të cilëve 890 raste kanë rezultuar të infektuar ndërkohë që 1 mijë e 712 pacient janë shëruar dhe 24 të tjerë kanë vdekur. Në total numri i rasteve aktive është 26 mijë e 688 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123 mijë e 852. Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922 mijë e 623 doza të vaksinës ndërsa 307 mijë e 467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …