Brickos

24 vite më parë, filloi dëbimi i forcave serbe shqiptarvrasëse nga Kosova

24 vite më parë, filloi dëbimi i forcave serbe shqiptarvrasëse nga Kosova. Dëbimi i tyre u bë pas një lufte dy vjeçare çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila nga 24 marsi u ndihmua edhe nga NATO duke bombarduar nga ajri vendpozicionimin e makinerisë së blinduar të ushtrisë së Serbisë. Akti i dorëzimit të ushtrisë së Serbisë u nënshkruar në Kumanovë nga i parë i KFOR-it në Kosovë, Michael Jackson dhe nga shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë. Krahas dëbimit të forcave ushtarake, policore e grupeve të ndryshme paramilitare, nëpër vendbanimet e kontrolluara deri atëherë nga këto forca, situata merrej nën kontroll nga njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcat e NATO-s. Marrëveshja tekniko – ushtarake e nënshkruar në Kumanovë mes tjerash parashihte një zonë sigurie ajrore pre 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës në drejtim të Serbisë, një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me Republikën Federative të Jugosllavisë që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë, mandej që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare, duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, ajo speciale, lokale, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, njësitet antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …