leoni

DCIM100MEDIADJI_0105.JPG

Rfki Suma: Urime 11 Qershori – Dita e Çlirimit të Hanit të Elezit

Të nderuar qytetarë të Hanit të Elezit, sot shënojmë 24 vjetorin e Çlirimit të Hanit te Elezit.
Kur shënojmë këtë ditë, kujtojmë luftën dhe sakrificën e të gjithë qytetarëve tanë që në forma të ndryshme dhanë kontribut për të ardhur deri të kjo liri që sot e gëzojmë.
Per te ardhur deri te kjo ditë u dha shumë mund, u derdh shumë gjak, e tërë popullata u dëbua me dhunë nga trojet e veta, por me një luftë të përbashkët, të të gjithëve, të frymëzuar nga qëndresa heroike e komandantit legjendar Adem Jashari, dhe luftës së lavdishme të UÇK-së, si dhe me përkrahjen e madhe të aleatëve tanë, faktorit ushtarak të NATO-s në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Kosova arriti të çlirohet njëher e përgjithmon nga okupatori pushtues serb dhe të fitoj lirinë e saj.
Të nderuar qytetar, ju duhet te jeni krenar se perveç çlirimit nga okupatori, Hani i Elezit njëherë e përgjithmonë kohë më parë hoqi emrin e kriminelit gjeneral Jankoviq që për 100 vite e kishte mbajtur ky vendbanim kunder vullnetit te qytetarëve te saj.
Të nderuara Familje te Dëshmorëve, bashkëvendas e bashkëluftëtarë, Hani i Elezit edhe pse nje vend i vogël në numër për lirinë e trojeve shqiptare dha 15 Dëshmorë, disa civil të vrarë, dhjetra të tjerë të plagosur dhe një Brigadë me mbi 500 ushtarë që luftuan në të gjitha frontet e luftës, në tre luftra çlirimtare.
Lavdi Heronjëve, Dëshmorëve e Martirëve të Kombit.
Nderë dhe respekt për invalidët, luftëtarët e lirisë dhe gjithë ata që kontribuan për lirinë që po e gëzojmë.
Me respekt, Rufki Suma, ish komandant i Brigadës 164 “Gafurr Loku

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KURTI DUHET TANI TA DËRGOJË NË KUSHTETUESE DRAFTIN E ASOCIACIONIT!

Albin po se bëre këtë tani nuk hyjmë në Këshillin e Europës! Nëse nuk hyjmë …