Më 27 mars 1999, dy aeroplanë bombardues të Serbisë kishin sulmuar vend-ndodhjen e Radios Kosova e Lirë

24-vjet më parë, dy aeroplanë bombardues serbë u përpoqën ta shkatërrojnë selinë e Radios Kosova e Lirë dhe Kosovapressin

Më 27 mars të vitit 1999, dy aeroplanë bombardues serbë kanë marrë në shënjestër selinë e Radios Kosova e Lirë dhe të Agjencisë Kosovapress, në fshatin Berishë të Rrafshnaltës së Drenicës.  Atë ditë në orën 8.20 minuta dy avionë të forcave serbe  kishin goditur me tetë arka bomba, të tipit kasetë,  vendin që shtrihen prej shtëpisë së Riza Asllan Berishës  ku ndodhej selia e deri te Shtëpia e Kadri Mehmet Berishës. Nga shpërthimi i bombave është martirizuar, i riu 17-vjeçar, Elbasan Jakup Berisha ndërsa kanë marrë plagë edhe tetë anëtarë të familjes së Kadri Mehmet Berishës.  Ndërkohë stafi i Radios dhe i Agjencisë ka marrë të gjitha masat mbrojtëse dhe ishte vendosur te Zabeli, afër selisë. Përmes telefonit satelitor është  përhapur lajmi i bombardimit të selisë por edhe vendosmëria e stafit  për të mos e ndërprerë transmetimin. Në orën 12.00 Radio Televizioni i Serbisë ka transmetuar lajmin se është bombarduar dhe është shkatërruar selia e Radios së “terroristëve” -Kosova e Lirë. Po atë ditë në orën 16.00, stafi ka   transmetuar programin e reduktuar ditor dhe i është bërë me dije dëgjuesve se në akord me zhvillimet më të reja luftarake, stafi i Radios dhe i Agjencisë kanë marrë të gjitha masat për të mos e ndërprerë transmetimin, por në kushte dhe rrethana të caktuara do të reduktohej programi ditor. Edhe gjatë ditëve në vijim, forcat serbe kanë goditur vend-emetimin në Gurishtë. Radio Kosova e Lirë është themeluar me vendim të SHP të UÇK-së me 13 nëntor 1998. Më katër janar  1999 ka filluar programin  në Malet e Berishës ku ka transmetuar deri më 21 qershor të po atij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …