Mbahet mbledhja e këshillit të drejtorëve në Komunën e Rahovecit

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Rahovecit, të martën u mbajt mbledhja e radhës e  këshillit të drejtorëve  dhe  raportohet për punët të cilat janë kryer gjatë javës që lamë pas dhe për planet dhe punët të cilat do të kryhen në ditët në vijim.

Sali Sallteku, drejtor i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme raportoi për vizitat e tij të realizuara nëpër Zyrat e Gjendjes Civile të cilët janë nëpër fshatra, ku do të shikohet mundësia e vendosjes së kamerave nëpër këto zyre duke e përfshi edhe ndërrimin e kamerave të cilat janë në objektin e Komunës. Në sportelet e Zyrave të Gjendjeve Civile, është rritur numri i kërkesave për pajisje me dokumente siç janë Certifikatat dhe Ekstraktet e lindjes, pritja  për pajisje me dokumente nga ana e qytetarëve, nuk është e gjatë.

Drejtoresha e Arsimit Vjollca Vuçitërna, raportoi për planifikimet për regjistrimet e nxënëseve të klasave të 10-ta dhe klasave të para nëpër shkolla. Gjatë javës është takuar me zyrtarët e qendrës për aftësim, ku është diskutuar për një projekt që do të organizohet dhe  i cili është “Më mëso mua”, projekt ky që ka të bëjë me shkolla fillore.  Në kuadër të këtij projekti, do të përfshihen 10-të smart tv, ku do të pajisen shkollat, Komuna e Rahovecit do të participoj së paku me blerjen e një smart tv. Përfituese nga ky projekt do të jenë dy shkolla fillore “Isa Boletini” dhe “Bekim Sylka” në qytetin e Rahovecit.

Gardalin Shtavica, raporti për takimin e mbajtur me anëtarët e këshillit organizativ të festivalit “Hardh Fest”, ku janë dakorduar që të përgatitin një draft program për realizimin e “Hardh Fest”, për këtë vit ku të gjithë jemi dakordu që këtë vit “Hardh Fest “ me e rrit fokusin edhe në qytet.

Lulzim Sylejmani, drejtor për Buxhet dhe Financa, raportoi për bartjen e mjeteve nga viti 2015 në 2016 dhe bartja e këtyre mjeteve është bërë ashtu siç është kaluar edhe nëpër Kuvend. Kurse për qarkoren buxhetore tha se ende nuk ka ardhur, ndërsa të hyrat vetanake janë duke shkuar mirë dhe në muajin e njëjtë në vitin 2015, kemi dallim prej 27,000 euro.

Kujtim Popaj, drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër, raportoi për daljen në teren të gjeodetëve ku është bërë matja e vendit për hapjen e dy rrugëve te reja tek shkolla fillore “7 Shtatori” dhe tek stacioni i Autobusëve në qytetin e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …