KO për shënimin e 16 Qershorit, mbajti takimin e parë

Nën drejtimin e nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, të martën është mbajtur takimi i parë konstituiv i Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Këshilli Organizativ për shënimin e16 Qershorit, është formuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës.

Takimi i parë, është drejtuar nga nënkryetari Rexhep Mazreku, ndërsa anëtarë të këshillit janë: Kryetari i Komunës, Kryesuesi i KK-së, nga një përfaqësues i subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës (IQM (NISMA), PKD, LDK, LVV, AAK dhe AKR) dhe përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Malishevë.

Pas konstituimit të Këshillit Organizativ, anëtarët e këtij këshilli, kanë biseduar edhe për fillimin e përgatitjeve për shënimin e datës më të rëndësishme për Komunën e Malishevës, ku të gjithë folësit, u shprehën për bashkëpunim dhe angazhim, në mënyrë që 16 Qershori, të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu sikur edhe është rëndësia e kësaj date, ku në të njëjtën ditë shënohet çlirimi i Malishevës dhe shënohet Dita e dëshmorëve, që përkon me datën e rënies së dëshmorit të parë të Komunës së Malishevës, Imer Krasniqi, më 16 Qershor 1998 dhe rënies së dëshmorit të fundit, Mentor Gashit, më 16 qershor 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …