Ditës se personave të pagjetur të Kosovës

27 prilli shënon Ditën e të Pagjeturve në Kosovë, në kohën kur ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të zhdukurve gjatë luftës

27 prilli shënon  Ditën e të Pagjeturve në Kosovë, ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të zhdukurve, të cilët i ka kidnapuar  Serbia gjatë luftës. Sot shënohet edhe përvjetori i 23-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 serbët  ekzekutuan  376 qytetarë shqiptarë të Kosovës. Në nderim të tyre, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të vendosë kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur. Ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të zhdukurve si pasojë e kidnapimit, likuidimit dhe humbjes së gjurmëve të tyre nga forcat policore e ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë. Pavarësisht kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në vendin tonë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, edhe 23 vjet pas luftës nuk dihet gjë për fatin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …