29 Nëntori i drejtësisë: 13 vjet nga shpallja e pafajësisë së Ramush Haradinajt

Sot bëhen 13 vjet nga 29 nëntori i vitit 2012, dita kur Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi shpalli të pafajshëm Ramush Haradinajn, Lahi Ibrahimajn dhe Idriz Balajn. Vendimi historik i Hagës, që i liroi nga të gjitha akuzat, vulosi përfundimisht pafajësinë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rigjykimin e pjesshëm që zhvillohej për akuzat e “vrasjes, torturës dhe trajtimit mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”. Vendimi u lexua nga gjykatësi Bakone Justice Moloto. Mijëra qytetarë ndoqën seancën live në sheshet e Prishtinës përmes ekraneve gjigante dhe shpërthyen në duartrokitje e fishekzjarrë sapo u dha lajmi i lirimit të shumëpritur të ish-komandantit të UÇK-së. Po atë ditë, Haradinaj, Ibrahimaj dhe Balaj u priten si heronj në zemër të kryeqytetit, në një tubim të organizuar nga Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së. Avokati i Haradinajt, Ben Emerson, në një konferencë për media, deklaroi se ish-prokurorja Carla Del Ponte “duhet t’i kërkojë falje Ramush Haradinajt” për procesin e stërzgjatur dhe akuzat e pabazuara. 29 Nëntori mbetet kështu datë e drejtësisë për shumë qytetarë të Kosovës ditë e kujtimit, e krenarisë dhe e një kapitulli të mbyllur pas një beteje të gjatë ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci kritikon PDK-në: Pa ndryshime të thella, rrezikohet tjetër dështim në zgjedhje

Kryetari i komunës së Drenasit njëherit  anëtari i Partis Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka …