81 vjet liri: Shqipëria nderon sot Ditën e Çlirimit

Një ditë pas festimeve të Pavarësisë, Shqipëria shënon sot 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë — një prej datave më të rëndësishme të kujtesës historike të vendit.Udhëheqësit më të lartë të shtetit zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën e mijëra luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut. Të pranishëm ishin presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Kryeministri Rama përcolli urimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë një foto nga Memoriali “Nëna Shqipëri” dhe shkroi: “Me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë.” Shqipëria u çlirua më 28 nëntor 1944, pas pesë viteve pushtimi që nisën me agresionin italian të 7 prillit 1939 dhe vijuan me kontrollin gjerman deri në vitin 1944. Kjo ditë shënon fitoren e lirisë, rikthimin e sovranitetit dhe përkujtimin e një kapitulli të rëndë, por vendimtar, të historisë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …