Kosova vazhdon të jetë nën sanksione nga Bashkimi Evropian, qysh në vitin e kaluar. Vetëvendosja shpreson se këto masa do të hiqen, duke theksuar se të gjitha kërkesat e BE-së janë plotësuar. Opozita akuzon Qeverinë se, për shkak të mos-koordinimit, vendi ka humbur projekte në vlerë mbi 290 milionë euro. Kosova u sanksionua me disa masa nga BE-ja për shkak të tensioneve në veri të vendit, të cilat u shkaktuan nga zgjedhja e kryetarëve shqiptarë atje. Prej atëherë, masat janë ende në fuqi dhe po vlerësohet se kanë shkaktuar dëme të mëdha. Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, thekson se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë kanë rezultuar në pezullimin e projekteve të rëndësishme për vendin. Ajo shprehet e shqetësuar për ndikimin e këtyre masave në procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare, veçanërisht në Procesin e Berlinit.
Kontrolloni gjithashtu
Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027
Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
