44 për qind e qytetarëve mendojnë se shkaktar të radikalizmit fetar janë kushtet ekonomike dhe interneti

Ministria e Punëve të Brendshme  publikoi të dhënat e hulumtimit “Vlerësimi i gjerë i Perceptimeve mbi Radikalizimin në nivel të komunitetit në Kosovë”. Gjatë konferencës për medie u tha se 44 për qind e qytetarëve mendojnë se shkaktar të radikalizmit fetar janë kushtet ekonomike. 93 për qind e të anketuarve besojnë se rol vendimtar në radikalizmin e qytetarëve po luan interneti- Facebook, YouTube, dhomat e chatit ose forumet, janë parë si platformat më të përdorura për vet-radikalizim. Gjatë konferencës për medie gjithashtu u tha se në radikalizëm janë përfshirë qytetar të të gjitha kategorive të shoqërisë, burra dhe gra, të martuar dhe beqar, të rritur dhe të rinj, të arsimuar dhe të paarsimuar, të punësuar dhe të papunë, kriminelë dhe qytetarë pa të kaluar kriminale, thuhet në hulumtimin “Vlerësimi i gjerë i Perceptimeve mbi Radikalizimin në nivel të komunitetit në Kosovë” të mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …