Më 24 qershor në orën 17.00 mbahet Akademi në 85-vjetorin e lindjes së profesor dr. Rexhep Qoses

Rexhep Qosja: Formimi i Gjykatës speciale është rrjedhojë edhe e dosjeve të LDK-së kundër UÇK-së

Në një intervistë për gazetën “Dita”, akademiku Rexhep Qosja ka deklaruar se nuk ishte normale që Kosova të sundohej prej një koalicioni që e përbënte edhe një parti, e cila  me të gjitha mjetet jo vetëm politike ishte kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej së cilës është krijuar PDK-ja. Dhe, ky mospajtim, në të vërtetë kjo kundërshti thelbësore midis tyre në kohë të luftës, kohë pas kohe shfaqej edhe gjatë qeverisjes  së koalicionit deri tash. Marrëdhëniet midis tyre ishin tepër të papastra për të qëndruar aq gjatë bashkë dhe është e habitshme si qëndruan deri tash. LDK-ja gjatë i ka furnizuar ndërkombëtarët me dosje plot shpifje kundër komandantëve dhe, në përgjithësi, kundër UÇK-së dhe formimi i Gjykatës speciale është rrjedhojë sidomos e këtyre dosjeve. Nganjëherë këtë punë të pistë, njerëz të saj, gazeta e portale të saj, e bëjnë edhe sot! E dëgjuat një ditë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa  kur Ramush Haradinajt, pak para se të arrestohej në Francë, ia përmendi Liqenin e Radoniqit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …