5 të shëruar dhe 1 rast i ri me covid-19 në Malishevë

Sot janë shëruar pesë persona nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri. Këto të dhëna janë konfirmuar nga IKSHPK në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve aktual i rasteve aktive është 31. Rasti i sotëm i regjistruar me covid-19, është nga fshati Lladrovc.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 182 persona të prekur me covid-19, 138 janë shëruar, 31 raste janë ende aktive, ndërsa 13 persona kanë ndërruar jetë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit pranon donacion një maqinë-fshisë nga bashkatdhetarët

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e komunës, z. …