50 vite më parë, më 10 tetor 1972, me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor u krijua Akademia e Shkencave të Shqipërisë

50 vite më parë, më 10 tetor 1972, me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor u krijua Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Si sot 50 vite më parë, më 10 tetor 1972, me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor u krijua Akademia e Shkencave të Shqipërisë (ASh). Themelimi i saj ishte kurorëzimi i përpjekjeve shekullore për zhvillimin e akademizmit shqiptar. Në Shqipëri fjala “Akademi” u përmend për herë të parë më 1750, kur në Voskopojë u krijua e ashtuquajtura “Akademia e Re”, që ishte një shkollë e mesme, por dhe një qendër kulturore e mirënjohur brenda dhe jashtë vendit. Ndonëse “Akademia e Re” nuk kishte ndërtimin dhe detyrat e Akademive të Shkencave në vende të tjera të Europës, ajo është pjesë e përpjekjes e ruajtjes së trashëgimisë dhe zhvillimeve kulturore të popullit shqiptar. Më pas, Rilindja Kombëtare me përpjekjet e saj për të zgjuar ndërgjegjen tonë kombëtare i dha një shtytje të madhe edhe përparimit të mendimit shkencor për çështje të historisë së popullit shqiptar, të traditave e të gjuhës së tij, për përhapjen e arsimit në gjuhën amtare, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …