50-vjetori i arrestimit të Adem Demaçit dhe bashkëveprimtarëve të tij të LRBSH-së

Sot mbushen 50 vjet qyshkur Sekretariati i Punëve të Brendshme të Kosovë-Metohisë, me urdhër të kreut të UDB-së jugosllave, kishte arrestuar për herë të dytë, kryetarin e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Trojeve Shqiptare, Adem Demaçin dhe shumë anëtarë të kësaj Lëvizjeje atdhetare, e cila, qysh prej asaj kohe  mbeti bërthama e të gjitha lëvizjeve për liri e pavarësi të trojeve shqiptare  dhe që rezultoi me fitore në  luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në përkujtim të këtij 50-vjetori të lavdishëm të historisë së rezistencës shqiptare, sot në  orën 14.00 në Vilën Gërmia, në Prishtinë,  mbahet një tubim simbolik i anëtarëve të LRBSH-së në krye me Simbolin e gjallë të rezistencës sonë kombëtare, bacë Adem Demaçi.

LRBSH-ja qysh prej themelimit në vitin 1953 ishte dhe mbeti organizata më e madhe dhe më gjithë përfshirëse atdhetare e cila kishte në gjirin e vet qindra  veprimtarë të  moshave dhe profesioneve të ndryshme dhe që kishte shtrirje në shumicën e trevave shqiptare. Në të gjitha qytetet dhe vendbanimet më të mëdha të Kosovës u ngritën Komitetet vendore ku përfaqësuesit e tyre e përbënin dhe Komitetin (qendror) Revolucionar, si organ më i lartë udhëheqës i gjithë Lëvizjes.

“Përmes rrjetit organizativ  (veprimtarëve Tefik Sahiti dhe Njazi Straja) Adem Demaçi jo vetëm që ve kontakt me bashkë atdhetarët në Turqi por inicion atje edhe formimin e një grupi të veçantë, që mori për detyrë angazhimin e mërgimtarëve në Turqi e në Evropë për furnizimin e LRBSH-ës me mjete materiale, teknike etj. Mu nga këto ndihma LRBSH-ja ka pasur mjetet e nevojshme teknike: makinën e shkrimit, shaptilografin dhe cilindrat praktikë për shkrimin e parullave etj.

LRBSH-ja përveç aktivitetit propagandistik, shpërndarjes  së trakteve, parullave dhe materialeve të ndryshme me përmbajtje kombëtare, në natën e 12 e 13 prillit 1964 organizoj ngritjen e 94 flamujve kombëtar (të qepur nga vëllezërit Sabri e Selatin Novosella) në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Besiaë, Pejë, Gjakovë e në disa vende tjera . Ky aksion u ndërmor me qëllim për ‘ia bërë me dije regjimit titist, se pavarësisht nga ndalesat e tij Flamuri i Skënderbeut do të shpalosej, do të afishohej dhe do të jetonte  gjithmonë në zemrat e shqiptarëve.

LRBSH-ja si organizatë e fshehtë  në rrethana të një shtetërrethimi të plotë, me kohë kishte filluar të përcillej  nga rrjeti agjenturor i UDB-së. Më 8  qershor të vitit 1964 UDB-a federative-republikane dhe ajo krahinore në një aksion të sinkronizuar fillojnë arrestimin e anëtarëve të LRBSH-së.

Pikërisht “më 8 qershor 1964, burgoset një numër i anëtarëve të Lëvizjes, veçanërisht disa udhëheqës të saj, duke përfshirë edhe vetë Adem Demaçin. Shkaku kryesor që çoi në zbulimin e LRBSH-së ishte mos-mbajtja e konspiracionit, sepse pjesa dërmuese e anëtarëve qenë të rinj dhe u mungonte eksperienca…” .

Veprimtarët e  LRBSH-së, kishin në plan që më 13 qershor 1964 ta shpërndajnë një trakt në të gjitha viset shqiptare, prandaj arrestimi vetëm 5 ditë përpara aksionit nuk duhet të ketë qenë i rastit.

pas arrestimeve masive, udbashët e tipit të Ibër Haskajt vunë në përdorim torturat fizike kundër anëtarëve të LRBSH-së. Me këtë rast pas torturave çnjerëzore, edhe pse u dërgua në spital, martirizohet mësuesi e poeti, Fazli Grajçevci (njëri nga themeluesit e LRBSH-së). Vrasësit, në përpjekjet e tyre që ta detyrojnë Dr.Ali Sokolin, që ta nënshkruajë analizën e vdekjes së tij të shkaktuar gjoja nga një “sëmundje e rrezikshme infektive”, nuk patën sukses, derisa e gjetën mjekun serb Mihajloviq që ta bëjë një gjë të tillë. Përkundër kësaj UDB-a trupin e Fazliut e futi në arkivolin e metaltë e të  mbyllur hermetikisht, në mënyrë që familja të mos sheh se ç’mizori kishin ushtruar xhelatët  mbi trupin e tij .

Gjatë hetimeve ndaj të arrestuarve u përdorë elektroshoku (sidomos nga Iber Hasakaj), gjilpërat, futjen e ujit në gojë e hundë, kamxhiku, grushti, shqelmi, qëndrimi mbështetur për muri me orë të tëra.

Pas tre muaj hetimesh intensive (nëpër duar të UDB-së kaluan mbi 500 shqiptarë liridashës.  Rreth 100 pjesëtarë dhe simpatizantë të LRBSH-së, në grupe të vogla u nxorën para gjyqit. Gjykimi kundër themeluesit të LRBSH Adem Demaçit dhe 11 të akuzuarve të tjerë u mbajt më 27, 28, 29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Trupi gjykues përbëhej nga

kryetari i gjyqit –

Tahir Ibrani,

gjyqtari Radomir Stojkoviq dhe porotët:

Hazir Haziri,

Tefik Shala dhe

Nebih Qena. Ndërkaq palën e akuzës e përfaqësonte (përmes aktakuzës Kt-nr.223/64) Mirko Matoviq-prokurori publik i qarkut të Prishtinës .

Në këtë gjykim maratonik u dënuan:

  1. Adem Demaçi – student i fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg të rëndë,
  2. Sabit Ratkoceri (1939) – jurist i diplomuar (Lupç i Poshtëm) me 11 vjet,
  3. Hazir Shala (1934) – Profesor i shkollës normale, (Barilevë) me 13 vjet,
  4. Seladin Daci (1933) “operator i zërit në Radio Prishtinë,(Prishtinë) me 10 vjet,
  5. Azem Beqiri (1939) – Nëpunës i entit krahinor për mbrojtjen shëndetësore (Prishtinë) – me 10 vjet,
  6. Abdullah Lahu (1944) – nxënës i kl. së katërt të shkollës Normale, me 10 vjet,
  7. Ahmet Haxhia(1932) – farkatar nga Prishtina, me 10 vjet,
  8. Xhafer Mamuxhiku (1935) – nëpunës nga Prishtina, me 11 vjet,
  9. Dibran Bajraktari (1939) nëpunës nga Ppishtina – me 13 vjet,
  10. Sabri Novosella (1943) – rrobaqepës nga Prishtina, me 9 vjet,
  11. Tefik Sahiti (1930) – infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe
  12. Njazi Straja (Saraxhoglliu) (1933) tregtar nga Stambolli i lindur në Prishtinë, u dënua me 9 vjet burg .

Ndërkaq prej 3-15 vjet burg të rëndë u dënuan edhe këta anëtarë të LRBSH-së:

  1. Adem Rukiqi – Verboc -Gllogovc,
  2. Abdyl Shala – Loxhë-Pejë,
  3. Arif Hoxha – Mitrovicë
  4. Arif Ymeri
  5. Asim Vula – Gjakovë
  6. Avni Lama – Gjakovë
  7. Bahtire Berisha – Prizren
  8. Bahtir Duraku
  9. Bedrush Çollaku – Prizren
  10. Besnik Koci – Gjakovë
  11. Destan Miftari
  12. Din Spahia – Gjakovë
  13. Ejup Kastrati – Pejë
  14. Elhame Shala – prishtinë
  15. Emina Rakovica – prishtinë
  16. Enver Gerguri
  17. Enver Mehmeti
  18. Fazli Grajçevci – Tankoc
  19. Fehmi Elmazi – Gjilan
  20. Ferat Ymeri
  21. Gani Msutafa
  22. Haki Bejta
  23. Haki Gashi
  24. Hamdi Obertica – Fushë Kosovë
  25. Hilmi Rakovica – Prishtinë
  26. Hyda Dobruna – Gjakovë
  27. Hysen Bukoshi – Prizren
  28. Hysen Daci Mitrovicë
  29. Ibrahim Stublla
  30. Ismet Koshutova – Mitrovicë
  31. Isuf Istrefaj
  32. Isuf Isufi – Mavriq
  33. Kadri Kusari – Gjakovë
  34. Myrteza Nura – Gjakovë
  35. Mustafë Venehari – Mitrovicë
  36. Nezir Gashi -Grabovc – Pejë
  37. Nimon Podrimja – Carallukë – Istog
  38. Mejreme Berisha – Prishtinë
  39. Osman Berisha – Puzovfc
  40. Qerim Zajmi
  41. Ramadan Lahu – Gllamnik
  42. Ramadan Shala – Pejë
  43. Rashit Rusha
  44. Rexhep Elmazi – Gjilan
  45. Rexhep Shala – Loxhë, Pejë
  46. Remzi Baloku
  47. Rrustem jMorina
  48. Sabit Lahu – Gllamnik, Podujevë
  49. Sadik Latifi
  50. Sahit Sfeqla – Prishtinë
  51. Selatin Novosella – Prishtinë
  52. Selman Berisha – Progofc
  53. Sylejman Gashi
  54. Sylë Shala – Pejë
  55. Shefqet Jashari – Strofc, Vushtërri
  56. Shemsi Hoxha
  57. Shemsi Rudari
  58. Tahir Shala, Krushec-Prishtinë
  59. Teki Dervishi – Gjakovë
  60. Ukshin Shala – Loxhë – Pejë
  61. Vesel Bislimi
  62. Vesel Shala – Loxhë, Pejë
  63. Vezir Uka – Dobrajë, Prishtinë
  64. Ymer Mehmetaj
  65. Zeqir Agushi
  66. Zeqir Gërvalla – Lupçi i Poshtëm, Podujevë
  67. Zeqir Heretica – Lupçi i Poshtëm, Podujevë
  68. Zeqir Shala – Loxhë, Pejë

(Ky regjistër i të dënuarve dhe arrestuarve, shkarkuar nga interneti nuk është i plotë)

)Forumi shqiptar, pa autor, shkrim i përmirësuar  dhe i plotësuar nga A.Q.)

Në 6 nëntor të vitit 1965 në medresenë Alaudin” të Prishtinës, zbulohet edhe një grup i medresistëve të cilët kishin vepruar në Programin dhe Platformën e LBRSH-së, përmes lidhjeve që kishte mbajtur medresisti,  Feti Mehdiu nga Zajazi i Kërçovës me Sabri Novosellën. Për veprimtari anti-jugosllave në platformë të LBRSH-së, ishin dënuar me burg,Ahmet Ali Qeriqi nga Krojmiri i Drenicës, Rizah Gjoka  nga Anamali i Malit të Zi dhe Shemadin Akiti nga Kërçova. Ishin mbajtur në arrest dhe ishin torturuar edhe Mehmet Gashi, Ali Isufi dhe medresistë të tjerë. Grupi i medresistëve kishte vepruar i pavarur derisa në atë mes ishte infiltruar J.H dhe dy medresistë të tjerë të cilët kishin denoncuar aktivitetin atdhetar, i cili karakterizohej me shpërndarjen dhe leximin e literaturës së ndaluar sikur ishte romani i Adem Demaçit, “Gjarpinjtë e gjakut”, tregimet e tij të botuar në disa numra të revistës letrare “Jeta e re” dhe vepra të autorëve nga Shqipëria.

Kontrolloni gjithashtu

Demostratat e vitit 1981

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – II

 -10- Konfidenciale E. Montgomery  Ambasada britanike Departamenti Sovjetik dhe i Evropës Lindore                                                         Beograd Zyra e …