Prof. Dr. Hakif Bajrami: Kisha Ortodokse Serbe dhe Irinej janë kancer i Ballkanit

Ju, Patriark, Jirinej dhe suita e juaj, para teje, gjatë teje dhe pas teje (sepse nuk shans që të civilizoheni), keni qenë jeni dhe do të mbeteni tragjikisht, kanceri i Ballkanit, sepse jeni ideator, nxitës dhe zbatues të shovinizmit në vepër kundër popujve tjerë fqinjë. Ju Jirinej i keni bekuar kriminelët nëpër kisha dhe manastire që të vrasin, dhunojnë dhe masakrojnë, që bëjnë gjenocid, ju keni bekuar  kriminelët e Millosheviqit nepër tërë ish Jugosllavinë. Në Kosovë, ende nuk është bërë e njohur e tërë pesha e krimeve dhe gjenocidit që e keni bekuar nëpër manastire  dhe kisha.

Unë, nuk ju këshilloj, por ta dini se Hitleri dhe Millosheviqi nuk kanë dallim, inkvizicioni dhe urdhërat e jueja për dhunime të femrave në Kosovë nuk kanë autor tjetër përpos juve dhe mbështetësve  të kriminalizuar në shovinizëm dhe për çudi ju nuk e dini kur është mjaftë. Shikoni çfarë keni bërë në Bosnje më 1942-1944 ndaj boshnjakëve myslimanë, shikoni si jeni kërcënuar ndaj shqiptarëve dhe keni bërë krime 1912-1999). Në bazë të dokumenteve të shumta pa mëdyshje po e them se ju priftërinjët serb jeni kanceri i Ballkanit. Dëshmoni me vepra e argumente të kundërtën.

Unë popullin serb dhe kishën e Juaj nuk e urrej, pse na urreni ju neve me shekuj të tërë. Çka keni lyp ju në Tiranë në hapjen e një TEMPULLI Të SHENJT Të SHQIPTARËVE. Unë edhe pse shqiptar i fesë islame  para përpara AT NIKOLLË MARKUT do t` i përkulesha me respekt civilizues, sepse jam SHQIPTAR. AT NIKOLLË MARKU është edhe prifti im, sepse ai predikon drejtë, nuk urren asnjë njeri, as një racë, asnjë popull. Ju, prift Jirinej paradite e urreni tërë njerëzimin  e pas dite e urreni edhe popullin që i takoni me këto siellje të papërmirësueshme shoviniste.

Të shkojmë me radhë.

Ekziston një dokumentacion i tërë që dëshmon në mënyrë të pakontestueshme se Atanasie Jevtiqi është ideator i vrasjes së rreth 300.000 njerëzve në periudhën ndërmjet viteve 1991-1999 në ish-Jugosllavi, me qëllim të krijimit të Serbisë së Madhe. Aty, afër tij, është edhe patriarku Pavle dhe priftërinjtë e tjerë, bashkëpunëtorë të Karaxhiqit, të Arkanit, të Sheshelit dhe të Milosheviqit. Ky dokumentacion do të bëhet publik shumë shpejt.

Priftërit e Serbisë përpiqen që, me pamfletin e tyre (Memorandumin), të mbajnë “në jetë” të gjitha falsifikatet e historisë së tyre. Dhe, me këtë gjë, ata edhe njëherë ngrihen në mbrojtje të politikës gjenocidale të Milosheviqit, të Sheshelit dhe të Karaxhiqit, në fund të shekullit XX. Por, argumentet nuk janë më “pronë” vetëm e priftërinjve serbë. Më në fund, bota e civilizuar ka rast dhe kushte të kuptojë historinë e vërtetë të Dardanisë-Kosovës. E vërteta do të zbardhet dhe do të argumentohet vetëm me dokumente. Dhe, le të fitojë e vërteta, edhe në qoftë se ajo është kundër meje. Unë e dua vetëm të vërtetën. Në interes të kësaj të vërtete dhe në interes të së drejtës historike, po ia paraqesim opinionit argumentet, të cilat mbështeten në burime që pakontestueshëm tregojnë realitetin.

Sipas dokumenteve relevante shkatërrimi i Jugosllavisë do të përjetojë fundin nga 20 e deri më 22 janar 1990, në kongresin e fundit të LKJ-ës. Lidhur me këtë situatë Kisha Ortodokes serbe ishte vënë në gjendje gatishmërie. Në qershor te të njetit vit Sllobodan Millosheviqin do ta vizitojnë: mitrpoliti Jovan, peshkopi i Zhiçës Stefani, peshkopi i Shumadisë Sava, peshkopi i Nishit Irinej, peshkopi i i Sremit Vasilije. Në këtë takim është përkrah koncepti për Serbinë e Madhe. Fundi i realizimit të atij skenari do të arrihet më 2 dhjetor kur nga 17 arhirejë të Kishës Ortodokse Serbe do të zgjidhet gjatë nëntë votimeve problematike për Patriark Pavli.

Pas atij akti Atanasije Jevtiqi do të kërkojë që të gërmohen varret nepër Koroaci nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë këtij procesi do të dalin në skenë konfliktët e vjetra të serbëve dhe kroatëve, të cilët kishin forcë dhe ishin të intresuar ta shkatërrojnë Jugosllavinë. Pikërisht atëherë (më 1991) Patriku Pavle do ta bind Karingtonin se  serbët dhe kroatët nuk mund të jetojnë së bashku. Kështu prodhohet urrejtja kolektive nga KOS dhe asaj urretëje do të i prij deri me sot.  Atëherë do të dihet se më 1944 KOS i kishte premtuar Hitlerit strehim në ZIÇË ose afër Dubrovnikut. Shtrohet pyetja a do të ishte më vonë Hitleri nën mbrojtjen e UNESC-os, siç janë ato lokalitete sot, siç i strehojnë më se 60 oficerë kriminelë serb për krimet e bëra gjenocidale gjatë luftërave 1991-1999.

Kosova është fenomen evropian. Populli më i vjetër i kësaj toke janë dardanët, një fis i vjetër ilir. Me invadimin e romakëve në Ilirikë, Dardaninë e sunduan romakët deri në depërtimin e një populli barbar, të quajtur hunë, në vitin 441. Pas tyre, në Dardani shkatërruan gjithçka që gjeten para vetes gotët, në vitin 472. Është i njohur dokumenti nga ajo kohë: “Ubique luctus, ubique getimus e plurima matrio imago” (Gjithkah dhembje, gjithkah vaj, më së shumti realitet të vdekjes totale). Mbi Dardaninë edhe një herë u sulën gotët, në vitin 535, duke shkatërruar gjithçka në të. Pastaj, nëpër Dardani bënë kërdi avarët, në vitin 580. Pas kësaj katastrofe, Dardaninë e sundon Bizanti, ndërsa më vonë pushtetin okupator e marrin në dorë bullgarët (vitet 851-1018). Në këtë tokë “të nemun”, një kohë sunduan normanët (vitet 1081-1803), pastaj bizantinët, pastaj sërishmi u kthyen normanët (vitet 1107-1108), prapë bizantinët (deri në vitin 1226), kur si okupatorë vendosen rasët (serbët), të udhëhequr nga dinastia e Nemanjiqëve (deri në vitin 1389), kur në Kosovë vendosen si okupatorë turqit (deri në vitin 1912). Gjatë viteve 1912-1915, në Kosovë sundojnë si okupatorë Serbia dhe Mali i Zi. Gjatë viteve 1915-1918, në Kosovë janë okupatorë austriakët dhe bullgarët; gjatë viteve 1918-1941 në Kosovë sundojnë si okupatorë serbët, kroatët dhe sllovenët; gjatë viteve 1941-1944 në Kosovë sundojnë si okupatorë gjermanët dhe italianët; gjatë viteve 1945-1999, në Kosovë sundojnë si okupatorë jugosllavët. Por, në të gjitha etapat e zhvillimit historik, shqiptarët janë popull shumicë në këtë tokë dhe historia e tyre është e pashkëputur.

*

Me që serbët insistojnë në njëfarë “të drejte historike” mbi Kosovën këtu po ua sjellim argumentin ku thuhet: Radoslav Gruiq, Pravoslavna srpska crkva, Beograd 1914, – “Nga pjesa veriore e Maleve Karpate kanë zbritë të parët tanë (Sllavët-HB) në Hungarinë e sotme. Aty Avarët sundonin mbi ta… Por në fillim të shekullit VII, (sllavët) i lanë bashkëkombësit në Banat, Srem dhe Savoni, do të ndahen ata nga Avarët , do ta kalojnë Danubin dhe Savën, do të zbresin në Gadishullin Ballkanik. Këtu përmes forcës së armatasour do të i mundin vendasit (Ilirët, prej të cilëve rrjedhin Arnautët, popuj të ndryshëm të romanizuar, të cilët  me nominimin Walchen-Welsche do të quhen Vllasë) dhe do të vendosën nepër territore ku edhe tani jetojnë”. Ky fakt do të thotë se në viset ku jetojnë sot shqiptarët nuk ka pasë romanizim as sllavizim e as turqim, por ka pasur proces të shkrirjes evolutive të Ilirve në Arbreshë, përkatësisht në Shqiptarë. Këtë argument e forcon edhe pranimi i religjionit krishter nga ana e popujve ilirë qysh në shekujt e parë, siç janë konkretisht Daradët të cilët e pranuan krishtërizmin nja njëmijë vjet para sllavëve. Këto argumente tani janë të njohura opinionit botëror. (Shiko: Zef Mirdita, Rreligjioni dhe kultet e Dradanëve dhe Dardanisë në Antikë, Zagreb 2001, f.153-167- Krishtenimi dhe përhapja e tij në Dardani”. Ç është e vërteta, Serbët vetëm më 1288 e kanë bërë kriterimin rreligjion institucional. Çdo histori tjetër e mëparëme e tyre ishte bredhje në dymendësi dhe paganizëm ekstrem.

* * *

SERBËT DY HERË E OKUPUAN KOSOVËN

Në këtë publikim, problem shkencor dhe politik janë serbët, si pretendentë johistorikë dhe jolegalë të Kosovës. Prandaj, në bazë të fakteve, mund të konstatojmë: okupimi i parë serb i Kosovës është bërë përmes procesit të plaçkitjes, të cilin kallogjerët serbë më vonë e shndërruan në “histori”. Një “histori” e tillë zgjati afër njëqind vjet. Ajo u përcoll me plaçkitje sistematike ndaj arbanasve dhe vllahëve autoktonë (të dy entitetet kanë prejardhje ilire). Këtë proces të okupimit të Kosovës në stilin barbar, serbët e filluan me plaçkitjen që i bënë qendrës administrative bizantino-arbanase të Zveçanit, në vitin 1186. Serbët e bënë këtë, sepse forcat elite ushtarake arbanase ishin të angazhuara në luftimet kundër depërtimit të ushtrive pushtuese aziatike nga Lindja, gjegjësisht nga Anadolli. Kështu, serbët, gjatë viteve 1187-1195 shkatërruan gjithçka që ishte autoktone, pra barbarizuan Zveçanin me rrethinë. Rasët (serbët), si barbarë të vërtetë, rrënuan të gjithë tempujt e shenjtë të krishterimit, sepse ende kishin dilema se cilit religjion do t’i takojnë. Pastaj, serbët, të përzier me avarë e me normanë (të gjithë janë të njohur si hordhi plaçkitëse barbare (Për këtë shih burimet sekrete bizantine gjatë shekullit IX-XII në origjinal në Arkivin e Turqisë në Stamboll, nuk janë botuar kurrë! – H.B.), filluan ta kallin Lypianin dhe tërë fushën e rrafshtë të Dardanisë (të Kosovës) në vitin 1224, pastaj plaçkitën dhe rrënuan të gjithë tempujt e krishterë në Prizren e më gjerë, deri në Pejë me rrethinë. Serbët pastaj filluan ta plaçkisin dhe ta kallin Shkupin dhe rrethinën e tij, në vitin 1286. Dy vjet më vonë, serbët, si entitet sllav, do ta përqafojnë religjionin ortodoks si fe shtetërore. Vetëm atëherë, ata krijojnë “pushtetin” e tyre kishtar dhe administrativ, të mbështetur në anarki dhe në gjenocid ndaj autoktonëve. Me këtë edhe fillon faza e parë e katastrofës së tyre politike, sepse të kuptuarit e tyre të religjionit bazohej në shfarosjen e entiteteve të tjera, në urrejtjen e të gjithëve dhe të gjithçkasë që nuk ishte barbare-serbe. Kjo politikë, de jure, mori fund më 1349, me “Kodin e Dushanit”, gjegjësisht de facto, më 1356, katastrofalisht me vdekjen e Dushanit. Është fakt se krali i Rashkës, Stevan Dushani, më 1346, në Shkup, u shpall “Car i serbëve, i arbanasve dhe i grekëve”. Shteti mesjetar serb shumë shpejt u bë copë-copë pas vitit 1357. Katastrofa okupatore serbe, edhe më tutje në bazë të burimeve bizantine, merr fund tragjik në Maricë, në vitin 1371, ku vdiqën dy sundimtarë serbë, e kur edhe princ Llazari, i cili nuk ishte sundimtar i tërë Dardanisë (Kosovës) u desh t’i nënshtrohet vazalitetit të sulltan Muratit. Ekzistojnë dokumente arkivore, të cilat vërtetojnë se princ Llazari ia ka dhënë, de jure, Sulltanit 1.000 njësi të argjendta dhe 1.000 kalorës për çdo vit, që nga viti 1371 e deri më 1385. Ky vazalitet, de facto, zgjat deri në vitin 1389, kur serbët turpshëm u desh të pranojnë se në Dardani-Kosovë janë okupatorë. Princërit serbë u detyruan të pranojnë fundin e politikës së tyre të veprimit gjenocidal ndaj popujve joortodoksë. Pastaj në Kosovë fillon një epokë e re e plaçkitjes, e terrorit dhe e okupimit. Perandoria Osmane fillon luftën e saj pesëshekullore në Dardani dhe më gjerë kundër arbanasve-shqiptarëve, lufta e të cilëve për çlirim zgjati deri në vitin 1912. Ç’është e vërteta, që nga viti 1389 e deri në vitin 1912 nuk ndodh asnjë kryengritje serbe në Kosovë, sepse nuk ka kush të rebelohet. Kjo është dëshmi e vërtetë se kush jetoi aty me shumicë absolute, kush i bëri luftërat për çlirim, dhe këta janë arbanasit me 54 kryengritje të mëdha kundër pushtetit okupator osman vetëm në Dardani (Vilajeti i Kosovës), por edhe në pjesët e tjera të Shqipërisë Etnike.

Okupimi i dytë serb i Kosovës fillon në muajin tetor të vitit 1912, me rënien e Shkupit, që ishte kryeqytet edhe i Dardanisë dhe i Vilajetit të Kosovës. Ky okupim, me ndërprerje të vogla, zgjat deri më 10 qershor 1999, kur serbët sërish duhet të largohen nga Kosova si okupatorë, falë luftës së drejtë të UÇK-së dhe të NATO-s. Por, për këto dy fenomene të okupimit të Dardanisë-Kosovës, priftërinjtë dhe politikanët e Serbisë ende punojnë dhe jetojnë në fillimin e okupimit (1186) të fundit të tyre (1989-1999), kur u përpoqën që me gjenocid të shkatërrojnë gjithçka.

Kisha Ortodokse Serbe, në vitet 1807-1808, aprovoi vendimin “Praviteljstvusci Sovjet ” (lloj kuvendi drejtues) për shfarosjen e hebrenjve; KOS-i më 1877 përshëndeti vendimin e Qeverisë së Principatës së Serbisë për shfarosjen e të gjithë arbanasve; KOS-i më 1912 aprovoi Programin e Milan Obradoviqit për shfarosjen e kroatëve; KOS-i aprovoi vendimin e Qeverisë së Serbisë për zgjerimin e Serbisë deri në Selanik e në Durrës; KOS-i përshëndeti Nikolaj Velimiroviqin (prift) si anëtar të organizatës fashiste “ZBOR”- Lotiqin, për ndihmë fashizmit në të gjitha nivelet më 1935; KOS-i është iniciator dhe ideator i Memorandumit të Vaso Çubriloviqit, “Për shpërnguljen e arnautëve, 1937”; KOS-i aprovoi dhe pranoi të punojë në programin për realizimin e “Konventës ndërmjet Jugosllavisë Mbretërore dhe Turqisë”, më 1938, me qëllim që deri më 1944 të deportohen me dhunë të gjithë shqiptarët për në Anadoll; KOS-i përshëndeti “Marrëveshjen xhentëllmene” Tito-Kyprili të vitit 1953, për shpërnguljen e dhunshme të të gjithë shqiptarëve nga Jugosllavia për në Turqi deri në vitin 1965; KOS-i tumiri në vitin 1994 programin e Zhelko Razhnatoviq-Arkanit, të Slobodan Milosheviqit dhe të Voislav Sheshelit për shfarosjen e të gjithë shqiptarëve (sipas tyre në Kosovë do të duhej të mbeteshin më së shumti 49 % shqiptarë, pra përqindja e serbëve duhet të jetë 51 % si varianti më i ulët) në të ashtuquajturën Jugosllavia e Zhablakut. Ky plan, sipas tyre, do të duhej të realizohej deri më 28 qershor të vitit 1999.

Për të gjitha këto që u thanë më lart, ekzistojnë programet, gjegjësisht dokumentacioni origjinal. Pra, vepra e KOS-it dhe e kryeparëve të saj është këtu.

Po shkojmë me radhë, zotërinj priftër, që të parët filluat VALLEN e urrejtjes dhe që nisët masakrat në vitin 1987, duke “shetitur” eshtrat e princ Llazarit nëpër Jugosllavi, duke ia përgatitur kështu edhe IN MEMORIAM-in Serbisë së Madhe (të ashtuquajturës Mbretëria Jugosllave-RSFJ). Pra, ne shqiptarët nuk duhet të jemi modestë të themi se ju na ndihmuat në një mënyrë në luftën për çlirim nga një pushtet neokolonialist, fashisto-komunist.

Zotëri Atanasie (Jeftiq), Kisha Ortodokse Serbe herëdo-kurdo duhet të hulumtojë, dhe atë në interes të civilizimit dhe në interes të ardhmërisë, gjithë përgjegjësinë kriminale në të cilën keni qenë të involvuar me lidhjet intime, shumë të ngushta, që keni pasur me kriminelët që kanë djegur e kanë pjekur nëpër Kosovë, por edhe me këta të akuzuar të Hagës: Milan Martiq, Jovica Stanishiq, Frenki Simatoviq, Dragolub Ojdaniq, Mita Rasheviq, Mile Mërkshiq, Miodrag Jokiq, Voislav Sheshel, Nikola Shainoviq, Milan Milutinoviq, Pavle Strugar, Vidoje Blagojeviq, Milomir Stakiq, Dushan Fushtar, Momçilo Grubar, Predrag Banoviq, Slobodan Milosheviq, Zhelko Razhnatoviq-Arkan, Voislav Koshtunica, Radovan Karaxhiq, Ratko Mladiq…

Zotëri Atanasie, ju keni mbajtur lidhje shumë të ngushta kriminale me njëmbëdhjetë (11) kriminelë të lartë të Dedinjes, të cilët ju financuan dhjetë vjet rresht (1989-1999) në punë të fëlliqura anekënd Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës, Kosovës, Kroacisë dhe Vojvodinës. Kjo tragjedi duhet të ndriçohet nga historianët tuaj dhe, shikoni, kjo gjë është në interes të Kishës Ortodokse Serbe. Ju, nga ana tjetër, do të përpiqeni që me të gjitha mjetet e mundshme ta pengoni aktin e zbardhjes së gjenocidit, por duhet ta dini se dokumentacioni është ruajtur. Ai dokumentacion do të botohet një ditë, ose në Zagreb, ose në Sarajevë, ose në Novi-Sad, ose në midis të Beogradit. Arkivat tuaja, më në fund, janë të njohura. Por, nëse ai dokumentacion botohet në Prishtinë, mos mendoni se origjinalet janë këtu, ato janë marrë (janë fotokopjuar nga origjinali) dhe origjinalet e këtyre dokumenteve i keni vetëm në shtëpinë tuaj – në KOS, dhe, natyrisht, tërë skenarin e krimit duhet ta kërkoni në kishën tuaj, te politikanët tuaj, të cilët ishin dhe mbetën kundër lirisë së të gjithë popujve të Ballkanit, sidomos në këta dy shekujt e fundit, por edhe kundër civilizimit përgjithësisht. Për më tepër, e gjithë bota tash ju njeh se kush jeni, si jeni dhe çfarë do të jeni nesër.

* * *

Priftërinjtë e Serbisë, në vitin 2003, sërish u turrën udhëve të reja/të vjetra për të nxitur dhe për të programuar masakra të reja në Kosovë; priftërinjtë u turrën sërish drejt “konfirmimit të të drejtave historike”; u turrën drejt mohimit të krishterimit në këto hapësira, i cili është i vjetër një mijë vjet para se serbët të kenë dëgjuar për Krishtin; u turrën drejt mohimit të të gjithë tempujve të shenjtë fetarë që ekzistonin në Kosovë para okupimit serb nga fundi i shekullit XII; pra nuk kishte romanizim, sllavizim apo turqizim të albanëve-shqiptarëve, priftërinjtë “nuk e dinë” se me çfarë mjetesh kriminale është shërbyer dinastia e Nemanjiqëve në territoret e okupuara të Dardanisë kundër arbanasve dhe kundër popujve të tjerë; nuk mund ta pranojnë realitetin se, më 1690, historiani i tyre, Tomiq, në bazë të një mal dokumentesh arkivore ka dokumentuar se nuk ka ekzistuar dyndja e madhe nga Kosova dhe priftërinjtë e Serbisë “nuk e dinë” se “dyndjen e madhe” e kanë shpikur kallogjerët serbë; priftërinjtë e Serbisë po përpiqen “të dëshmojnë” se shqiptarët e islamizuar “edhe sot janë kërcënim për Evropën”; se gjoja shqiptarët kanë ardhur në Kosovë nga Shqipëria Veriore gjatë shekujve XVII-XIX; priftërinjtë “nuk dinë” për gjenocidin serb mbi shqiptarët në Sanxhakun e Nishit, në vitet 1877-1878; priftërinjtë “nuk e dinë” se, në atë kohë, oficerët serbë vetëm për tri ditë, në dhjetor të vitit 1877, deportuan të gjithë shqiptarët në pjesën tjetër të Vilajetit të Kosovës, se soldateska serbe rrënoi tempujt e shenjtë fetarë, rrënoi 128 shkolla, vrau 24.000 fëmijë, pleq e plaka; priftërinjtë e Serbisë “nuk e dinë” se çfarë bëri soldateska e tyre nëpër Kosovë në periudhën ndërmjet viteve 1912-1941; priftërinjtë e Serbisë “nuk e dinë” se prifti ortodoks Nikolaj Velimiroviq ka thënë: “Atë që po e bën sot Hitleri (1935, me hebrenjtë – H.B.), e bëri Sveti Sava me joserbët”; priftërinjtë “nuk e dinë” pse prifti Vlada Zeçeviq, më 6 mars 1945, ka nënshkruar ligjin për “ndalimin” e kthimit të kolonizatorëve në Kosovë; priftërinjtë “nuk e dinë” se, 25 ditë pas kësaj, më 1 prill 1945, Tito solli DIREKTIVË në Byronë Politike të KQ të PKJ-së që të gjithë kolonizatorët të kthehen në Kosovë dhe se nuk u kthyen vetëm ata 11.000 por 24.000 familje, gati të gjithë të njohur si kriminelë dhe, si të tillë, të gjithë hynë në shërbim të policisë sekrete OZN-a, UDB-a, etj.; priftërinjtë e Serbisë “nuk dinë” për vuajtjet e popullit shqiptar në Jugosllavi, kur shqiptari, deri në vitet e shtatëdhjeta, dënohej me 15 vjet burg vetëm pse theksonte flamurin e vet kombëtar, dhe se të gjitha ato territore ku shqiptarët ishin në vatrat e veta në ish-Jugosllavi ndërmjet viteve 1945-1999 sërish mbetën si rajoni më i prapambetur në Evropë; priftërinjtë “nuk e dinë” cili është numri i grave dhe i vajzave të dhunuara në Kosovë, “nuk dinë” për 600 varreza masive nëpër Kosovë dhe nëpër Serbi në vitin 1999… Tash, kur shqiptarët nuk kanë kurrfarë kompetencash, i kanë të lidhura “duart dhe këmbët” nga UNMIK-u, priftërinjtë po kërkojnë të bisedohet me serbët për do probleme teknike, sepse Serbia dhe Mali i Zi e kanë zgjidhur statusin e Kosovës me Kushtetutën e tyre në kuadër të Serbisë. E gjithë kjo është e thjeshtë: Kosova duhet të jetë sërish koloni e Serbisë, edhe atë me standarde evropiane!

Ju lumtë, priftër! Shqiptarët i ngulët në thikë në Berlin (1878), në Londër (1913), në Versajë (Paris, 1919), në Paris (1946), dhe tash keni vendosur që edhe Vjena të mos anashkalohet nga ajo histori koloniale.

Priftërinjtë e Serbisë i kanë prezentuar edhe të gjithë emrat e serbëve të vrarë nga 15 qershori i vitit 1999 e deri në muajin maj të vitit 2003, duke mos përmendur asnjë burim se kush i ka bërë ato vrasje, por duke e lënë tërë këtë në mjegull në stilin “këtë dhe atë e bënë shqiptarët”. Unë, në bazë të kutit të tillë, mund të pohoj në të njëjtën mënyrë se ato krime i bënë serbët, sepse ata e kanë për këtë edhe përparisënë e pakontestueshme meqë kanë PROGRAM për punë të tilla dhe atë që nga viti 1867. Po, kjo duhet të jetë kështu sepse, nga 28 qershori i vitit 1881, Serbia dhe Austria kanë “Konventën Sekrete” për zgjerime territoriale; Austria të zgjerohet në Bosnjë (e aneksuar më 1908), Serbia të zgjerohet në Kosovë (e okupuar më 1912 dhe e riokupuar më vonë disa herë). Historia po përsëritet.

Gjenocidi i shtetit serb gjatë viteve 1998/1999 në Kosovë u bë me lejen tuaj. Shikoni se sa femra të dhunuara ka në Kosovë, sa fëmijë të prerë në fyt para nënave të tyre, sa pleq të masakruar para anëtarëve të familjeve të tyre, sa trupa të djegur, sa njerëz të gjallë të hedhur nëpër puse, për ta frikësuar pjesën tjetër të popullit, e cila u deportua masovikisht. Ka të dhëna se afër 3.000 kufoma i keni bartur për në Serbi. Atje janë djegur (shumica e trupave të pajetë).

Shikojeni, zotërinj priftër, strukturën e të vrarëve gjatë vitit 1999! Të pushkatuarit, të masakruarit dhe të vrarët, mbi 99 % janë civilë.

Priftërinjtë e Serbisë edhe gjatë vitit 2003, paralelisht me institucionin e njohur të shovinizmit serbomadh, ASSHA (Akademia serbe e Shkencave dhe e Arteve), sërish filluan të komponojnë front të ri të komplotit kundër shqiptarëve, duke mos e ditur se ai front një ditë do të jetë kundër popullit të tyre vetanak. Shtrohet pyetja: pse? Sepse ata edhe sot e gjithë ditën mendojnë se informata është “pronë e tyre” sikur në vitin 1913.

Po gaboni, zotërinj priftër! Sot përfundimisht dihet e tërë e vërteta për të drejtën historike dhe etnike për Kosovën. Mirëpo, meqë ju jeni priftër të Serbisë, më në fund e dini se e tërë bota e di që institucionet e njëjta, natyrisht të ndihmuara nga shteti, në të gjitha nivelet dhe me çdo kusht, sërish kanë krijuar frontin e vjetër të ri, tash në kuptimin strategjik, të komponuar për zbatim paralel, nga tri pozicione dhe nga tri drejtime, por vetëm me një qëllim.

FRONTI I PARË është hapur sërish nga ASSHA, duke sulmuar për qëllime të fëlliqura dhe pa kurrfarë bazash burimore librin e Noel Malkolmit “NJË HISTORI E SHKURTËR E KOSOVËS”, të botuar në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe.

FRONTI I DYTË i komplotit serbomadh është hapur me ndihmën e një hebraiku italian, i cili, si mercenar i Beogradit, mori shkopin dhe thikën në duar dhe shkroi se, gjoja, “shqiptarët e Kosovës janë sjellur ndryshe me hebrenjtë, për dallim nga shqiptarët e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, duke dashur që kështu të zvogëlojë kontributin e shqiptarëve në fshehjen dhe në mbrojtjen e hebrenjve gjatë viteve 1939-1944. Ky mashtrim serbomadh ka për qëllim të fuqizojë tezën se “shqiptarët e Kosovës janë ‘shiftarë’, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë ‘shqiptarë’”. Ja ideologjia e vjetër/e re e Rankoviqit, ja komploti i vjetër serbomadh “shënsavist”, që është specializuar për përhapjen e rrenave, të urrejtjes dhe të gjakderdhjes, për përgatitjen e atentateve të ndryshme, individualisht e kolektivisht, të cilat në fund iu kthyen gjithmonë si bumerang popullit të tyre vetanak.

FRONTI I TRETË i politikës serbomadhe është lufta për defaktorizimin e luftës së drejtë të UÇK-së. Shikojeni skenarin e fundit që është zbatuar nga policia sekrete e Serbisë, praninë e së cilës në Kosovë e pranon edhe vetë shefi i saj. Shikoni se si rrumbullakësohet politika serbomadhe gjatë shkurtit të vitit 2004. Në kohën e arrestimit të oficerëve të lartë të UÇK-së – TMK-së, gjatë viteve të kaluara, në fillim të muajit shkurt të vitit 2004 arrestohen KATËR (4) oficerë të lartë të TMK-së. Natyrisht, këto arrestime u paraqitën në opinion sikur arrestime “për shkak se ata njerëz kryen vepra kriminale kundër vetë shqiptarëve në vitin 1998”. Dhe, për të qenë ky operacion “i dorës së dytë”, më 21 shkurt 2004, policia sekrete serbomadhe bën ATENTAT në ministrin e Ambientit të Kosovës dhe në funksionarë të tjerë të lartë të pushtetit dhe të TMK-së. Pra, politika serbomadhe tregoi edhe një herë dhëmbët e saj të vjetër/të rinj. Ajo po përgatitet të kthehet triumfalisht në Kosovë. A do ta lejojnë shqiptarët këtë? Përafërsisht dihet: duhet të mbrohen! Por, a e dinë shqiptarët se çka po u përgatitet, kjo është çështje tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Demostratat e vitit 1981

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – II

 -10- Konfidenciale E. Montgomery  Ambasada britanike Departamenti Sovjetik dhe i Evropës Lindore                                                         Beograd Zyra e …