Kolonel Sali Onuzi: Nga kush e pranuan serbët e sllavët krishterimin?

( Botuar  15 vjet  më parë, prill 1999, në  gazetën “ Ushtria”,  nën titullin “ Falsitete të propagandës serbe”)

Ditët e para të Luftës së Kosovës doli në një kanal televiziv perëndimor ministri i jashtëm i Jugosllavisë, fytyrë gjarpri Jovanovic dhe tha se shkëputja e Kosovës nga Serbia do të çonte në krijimin e Shqipërisë së madhe, e cila sipas tij na qenkej rrezik për paqen dhe stabilitetin e rajonit (!) Kjo tezë bajate, tejet e konsumuar, tregonte gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej propaganda fashiste serbe.

Teza e “ Shqipërisë së Madhe” ka qenë që në fillim një tezë serbomadhe, anti shkencore. Ajo është derivat i tezës “ Kosova është serbe”Shqipëria ne vetvete nuk është, as e vogël as e madhe, por është aq sa është në hapsirën e saj etnike, kulturore e natyrore. Kjo quhet me një emër: Shqipëri dhe banorët e saj : shqiptarë. Në të gjithë këtë hapësirë ajo është tokë amë, ku janë mbrujtur e zhvilluar proceset e formimit te popullit tonë. Madje, sikur ka vërtetuar shkenca albanologjike,për shkak të dyndjeve dhe të luftërave, për shkak të shpërnguljeve më dhunë dhe genocidit, Shqipëria ka pësuar rrudhje të mëdha.

Këto troje janë shqiptare që nga lashtësia. Aty shqiptarët  janë autoktonë , aty është  mbrujtur e formuar nga një substrat protoilir (pellazg) etnosi ilir. Për fatin e historisë sonë dhe për inat të shovinizmit serb, treva e Kosovës ka qenë treva e Dardanisë antike. Dardanët janë subjekt i “ Iliadës” së Homerit ne mbrojtje të Trojës, sic kanë qenë vazhdimisht pasardhësit e tyre aktorë të historisë në mbrojtje të trojeve stërgjyshore. Duhet të jesh fashist, ose akademik sërb që të propagandosh se shqiptarët paskëshin ardhur ne Kosovë, në mesjete, pas betejës së Kosovës me 1389.

Kundër këtyre gënjeshtrave dhe shpifjeve “ shkencore”, shkenca e vërtetë ka vënë faktet reale  të arkeologjisë, të historisë, të gjuhësisë, te etnografisë, të antropologjisë etj. Inventari arkeologjik i gjetjeve në Kosovë është identik me atë të trevave të tjera të zbuluara në Republikën e Shqipërisë .C’ mund t’i thuash gurit të një varri të shekullit III në të cilin janë gdhendur kokat e tre të varrosurve që mbajnë kapuçin karakteristik të shqiptarit dhe jo kapicën serbe. Ato ishin varrosur aty 300 vjet para se të dukeshin sërbët  në këtë pjesë të Evropës.

Në vitet ‘60 të shekullit tonë u zbuluan në arkivat turke Tefterët e Kadastrës osmane, përkthimi dhe studimi shkencor  i të cilave nga historianët shqiptarë dhe të huaj ka sjellë argumente  madhore për ekzistencën e shqiptarëve në trojet e veta në Kosovë., madje për maxhorancën dërmuese të tyre. Argumente të pakundërshtueshme ka sjellë gjuhësia. Emrat e lashtë ilir të Kosovës kanë ardhur deri në ditët tona në gojën e nje popullsie shqipfolëse, sipas ligjeve e rregullave te zhvillimit historik të shqipes. Antropologjia me matjet e saj ka përcaktuar tipin fizik të shqiptarit.

Shkenca shqiptare ka provuar dhe theksuar bindshëm unitetin dhe koherencën e kulturës materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve të Kosovës me atë të gjithë pjesës tjetër të Shqipërisë. Kalimi në trojet shqiptare jashtë kufirit të sotëm shtetëror bëhet natyrshëm dhe ,në cdo pikëpamje që ta shohësh ,Kosova është Shqipëri, jo një copë e shkëputur, jo një areal, por një untitet. Vetëm kufiri i vitit 1913 u përpoq ta shkëpuste. Edhe fakti që 87 vjet rresht, me gjithë këtë gjenocid fizik e kulturor, Kosova qëndron , lufton e fiton është një dëshmi, një argument i identitetit të saj, i qenies dhe autoktonisë së saj shqiptare.

Pra, Kosova është shqiptare. Ka qenë, është e do të jetë. Aty është folur shqip e kanë banuar ilirë e shqiptarë atëherë kur Ballkani dhe Evropa nuk kishin dëgjuar fare për serbët dhe sërbishten. Sic tha me të drejtë këto ditë ne Televizonin shqiptar gjermani Stefan Shwarc, 3000 vjet më parë kur serbët nuk njiheshin fare, shqiptarët kishin shtetin e tyre.

Propaganda dhe shteti serb është përpjekur gjithnjë t’i motivojë veprimet e saj antishqiptare dhe t’i paraqesë shqiptarët si të pamoralshëm për Evropën e krishterë. Vuk Drashkovic guxoi të  përsëriste edhe njëherë në intervistën e tij të ditëve të fundit në kanalin televiziv BBC Word, se nuk mund të lejojmë të krijohet një shtet mysliman me  një Kosovë të pavarur.

Më 1913 përfaqësuesit  shqiptarë dhe përfaqësuesit serbë paraqitën para Konferencës së Ambasadorëve në Londër nga një Memorandum. Dokumenti i paraqitur nga shqiptarët edhe sot  më mirë nuk mund të shkuhet:  dinjitoz,me argumente të forta historike, politike dhe etnike e humane. Krejt i kundërt memorandumi serb, në të cilin i vetmi “argument” që servirej ishte se shqiptarët ishin mysliman, se ata, serbët paskan luftuar e pushtuar Shqipërinë në emër të krishterimit.

Sic shihet edhe sot pas 86 vjetësh, asgjë nuk u ka hyrë në vesh politikanëve dhe “ shkencëtarëve serbë. Për ta bindjet fetare janë shkak për inkuizicion e gjenocid.. Tamam si në mesjetë. Për ta nuk ka as Kartë të Helsnkit, as OKB, as demokraci, as të drejta të njeriut, e as liri të ndërgjegjes. Të gjithë interesat e tyre fashiste politika e Beogradit i ka veshur me një petk fetar.

Megjithatë le t’i drejtohemi historisë për fenë e sërbeve.

Së pari, ku dhe kur u benë të krishterë serbët . Është fakt se kur kaluan Danubin dhe hynë në Ballkan ( në Europën e kohës) ishin paganë, të pafe, barbarë. Në kontakte me ilirët dhe perandorinë bizantine mësuan e përvetësuan krishtërimin. Iliria ishte një nga hapësirat e para në Botë të përhapjes së fesë së krishterë që në  shekullin e parë të erës sonë. Serbët , vetëm në shekullin 8-9 të erës sonë, 300-4000 vjet pasi hynë në Ballkan, mundën të bëhën të krishterë. Bota e atëhershme qe ndodhur para një  rreziku të madh, para ballafaqimi me popullsi pagane. Kristianizimi i tyre, ishte një mundësi për t’i zbutur dhe për të shmangur  konfliktet e luftërat me to. Mirëpo ja që ne fund të mijëvjeçarit të dyte, serbët kanë harruar se ku dhe kur e mësuan fenë , me të cilën shesin mend.

Në fakt, me këto që bëjnë ato kanë harruar edhe vetë krishterimin.  Fakti që kisha e serbeve  ka motivuar dhe e ka  nxitur  gjenocidin serb në Kosovë është për këdo një tregues i qartë se ajo mund të jetë cfarëdo, por jo një kishë  krishtere, humane. Historia thotë se serbët  nuk u pranuan në kishën ortodokse të Bizantit. Dhe sic shihet krishterimi serb më shumë është zhvilluar si politikë shtetërore  se sa si doktrinë fetare e  morale për të ndikuar me parimet e krishterimit, te humanizmit e të bashkëjetesës në shoqërinë sërbe.Ka ndodhur që politika shoviniste serbe  ta ketë  vënë fenë si dhe “ shkencën “ në shërbimin e saj.

Se dyti: çfarë bënë serbët për ta mbrojtur  krishterimin? Shekulli XIV dhe XV kanë qenë ballafaqime të mëdha epokale mes  ballkanasve dhe osmanëve Serbia u nënshtrua totalisht dhe deri ne shekullin e XVIII dhe XIX sunduesit e saj kanë qenë vasalët më të mëdhenj të sulltanëve osmanë në Ballkan. Si shpërblim Perandoria e sulltanëve nuk ua preku fenë “ e krishterë”.Ndërkohë serbët i hapën portat e Evropës  për mesjetën osmane.  Trupat e ushtrisë osmane iu drejtuan Vjenës. Rreziku që i kërcënohej Europës në fillimet e Rilindjes së saj ka qenë real. Që kjo nuk ndodhi, nuk ka të bëjë fare me serbët “ e krishterë”.Kanë qenë forca të tjera që ia ndalën turrin Perandorisë osmane në kulmin e saj Në këtë mes shqiptarët kanë kurorën e dafinës. Me Skënderbeun ne krye, ata përballuan në beteja legjendare për 25 vjet rresht rrebeshin osman. Evropa e kohës dhe Para i Romës e quajtën me të drejtë Skenderbeun. “ atlet i Krishtit”.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …