Tomë Gashi: Shqipëria e Kosova nuk e mbrojten familjen Katuçi, të përdhosur nga Dik Marti, Barajbar dhe Carla Del Ponte

Tomë Gashi: Vdekja në burg e Naser Makollit është e dyshimtë, sidomos pas deklaratës së KMDLNJ-së

Tomë Gashi, avokat  i familjes së Astrit Deharit, i cili ishte shok qelie me Naser Makollin, ka deklaruar që vdekja e Makollit është mjaft e dyshimtë, veçanërisht pas deklaratës së KMDLNJ-së, ku thuhet që Makolli nuk është person me probleme shëndetësore. “Besoj se gjithçka është e qartë kur prokurorët e cilësojnë si vdekje e dyshimtë, është një vdekje që ka dyshimet e saj. Për mua ka dyshime gjithsesi për vdekjen e tij. Informatat që kanë rrjedhur sot, posaçërisht nga KMDLNJ, ku ka dalë se Makolli nuk ka rezultuar si person me probleme shëndetësore”. avokati Gashi ka treguar që Naser Makolli ishte deklaruar në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit, dhe se paraprakisht Dehari i kishte thënë Makollit se ishte i frikësuar dhe se i kishte dhënë numrat e telefonit të familjareve, në mënyrë që ky i fundit t’i kontaktonte në rast të ndonjë ndodhie.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …