leoni

Murati

Ministri Murati përkujton mendimtarin Bahri Fazliu

Ministri i Diasporës, Valon Murati ka përkujtuar Bahri Fazliun, si një ndër mendimtarët më brilant që sipas tij kishte konstatuar domosdoshmërinë dhe pashmangshmërinë e organizimit të luftës çlirimtare. “Lufta jonë çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja ka ardhur nga domosdoshmëria për çlirim kombëtar. Andaj kjo luftë nuk ishte aksident historik e as vetëm instinkt i vetëmbrojtjes. Luftës sonë i kanë paraprirë edhe analizat e puna përgatitore politike. Luftës sonë i ka paraprirë edhe mendimi politik. Në ballë të këtij koncepti prej vitit 1993 ka qëndruar LKÇK-ja. E një ndër mendimtarët më brilant të saj që kishte konstatuar domosdoshmërinë dhe pashmangshmërinë e organizimit të luftës çlirimtare ishte Bahri Fazliu. Por si një intelektual i ri i angazhuar, ai nuk qëndroi vetëm tek konstatimi, por iu përvesh angazhimit konkret deri ditën kur u përjetësua në altarin e lirisë dhe kujtimin e kombit. Krenar që e kisha shok e bashkëveprimtar, krenar që e kam dritë vezullueze për të punuar për një Kosovë më të mirë e për një komb të bashkuar”, ka shkrar ministri në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …