Nga testimi i 2.261 mostrave konfirmohen 344 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 230 pacientë

61 pacientë janë në kujdes intensiv ndërkaq 1 mijë e 60 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi

Vazhdon të rëndohet gjendja me pandemi. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK), njofton se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1 mijë e 237 pacientë, 1 mijë e 139 prej tyre janë të me koronavirus. Nga Raporti mësohet se 61 prej këtyre pacientëve, janë në gjendje shumë të rënduar shëndetësore ndërsa 1 mijë e 60 janë me oksigjeno terapi. Gjithashtu njoftohet se  klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 435 pacientë me COVID-19 ku 120 prej tyre, po marrin trajtim në Klinikën Infektive. Nga raporti mësohet gjithashtu se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 704 pacientë me koronavirus, dhe 188 prej tyre janë në spitalin e Pejës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …