Sazan Ibrahimi

AKS u pajtua me masat e ndërmarra dje nga Qeveria, por kundërshton mbylljen totale

Drejtori i Asociacionit të komunave të Kosovës , Sazan Ibrahimi ka deklaruar për “Kosovapress” se Asociacioni i Komunave të Kosovës Asociacioni i Komunave të Kosovës janë pajtuar me masat e ndërmarra dje nga Qeveria por kundërshtojn mbylljen totale. “Kryetarë të komunave, si dhe drejtorë komunalë, por edhe të gjitha komunat prioritet mbi prioritete e kanë jetën e qytetarit dhe për këtë arsye besojmë dhe duam të shpresojmë që masat e marra do të shkojnë në atë drejtim që numri i të infektuarave do të bie, më konkret numri i të vdekurve do të bie. Për këtë arsye këto masa edhe nga komuna u përshëndetën në mënyrë që të ruhet shëndeti i qytetarit të Republikës se Kosovës” ka thënë z. Sazan Ibrahimi. Ai ka shtuar më tutje se sa i përket mbylljes totale në asnjë rast kryetarët e komunave dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës nuk është pro ndonjë mbyllje totale, ashtu siç ka qenë më parë sepse rrethanat janë ndryshe. Në atë kohë kur kemi pas mbyllje totale nuk kemi pas vaksina, kurse tash kemi vaksina. Kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës është që sa më shumë të kemi pika të vaksinimit apo qendra të vaksinimit, këtë gatishmëri e kanë shprehur edhe kryetarët e komunave gjatë takimin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Zgjidhja është fare e thjeshtë, fillimisht duhet dorëheqja e kryeministrit dhe pastaj, shpërbërja e Kuvendit

Në një  komunikatë  të LDK-së, lidhur me zgjedhjet e parakohshme thuhet se: pas tre vjet …