MINISTRI LEKAJ PRITI AMBASADOREN E TURQISË NË KOSOVË, KIVILCIM KILIÇ

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka takuar Ambasadoren e Turqisë të akredituar në Kosovë, Kivilicim Kiliç. Gjatë këtij takimi njohës, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Turqisë. Fillimisht ambasadorja Kiliç e uroi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër. Ndërsa, ministri Lekaj falënderoi ambasadoren Kiliç për vizitën e saj në Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe për projektet që ka realizuar Turqia në Kosovë. Gjatë këtij takimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadoren me projektet të cilat janë duke u zhvilluar në Ministrinë e Infrastrukturës. Ministri Lekaj tha se do të punojmë që të realizojmë projekte me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët  e saj. Ndërsa, ambasadorja Kiliç vlerësoi se Turqia është e gatshme që të investojë në Kosovë, në projektet të cilat do të jenë në interesin e shtetit të Kosovës. Ne dëshirojmë të shohim Kosovën si një vend i cili ka arritur zhvillimin ekonomik, tha Kiliç.

Në fund të këtij takimi Lekaj-Kiliç, u vendos që të thellohet edhe më tutje bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Turqisë, në të gjitha fushat e veçanërisht në ekonomi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …