leoni

7 mijë e 500 euro është paga mujore e një Gani Jakupit, që paguhet nga Buxheti i Kosovës si këshilltar i ministres, Donika Shvarc

Jo më pak se 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën, njëfarë  zhongleri, i quajtur,  Gani Jakupi,  paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën,  këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Shvarc. Ky farë, Gani Jakupi jeton në Spanjë, por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike. Një informacion i tillë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale nga liderë politikë, opozitarë dhe nga pjesëtarë të shoqërisë civile. Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Muhamet Hamiti, duke bërë përllogaritje me pagën e Jakupit, ka thënë se i njëjti në vit merr 90 mijë euro nga taksapaguesit e Kosovës. Ndërkaq kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë një intervistë të Jakupit më 2020 ku dëgjohet duke lavdëruar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. “28 tetor 2020 – Gazetari Agron Bajrami interviston artistin Gani Jakupi. I thurë lavde Kurtit dhe akuzon partitë e tjera për punësime familjare. 21 nëntor 2023 – Ambasadori Agron Bajrami e angazhon për konsulent artistin Gani Jakupi me 7500€ pagë mujore, ka nënvizuar, Dardan Molliqaj. Super-këshilltari ka shkëmbyer komente me një llogari në Facebook, duke thënë se ka te vërteta në raportim, por se nuk ka të drejtë ta komentojë publikisht.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …