leoni

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Nuk do ta lejojmë vizitën e Trendafiloves në Kosovë, në kohën kur Gjykata Speciale po i persekuton luftëtarët e UÇK-së

Pasi është paralajmëruar se kryetarja e Gjykatës Speciale të Hagës, Ekaterina Trëndafilova, më 29 nëntor do të vijë në Prishtinë, PSD-ja do të organizojë protestë ka me dije kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai ka thënë se nuk do ta lejohet mbarëvajtja e  kësaj vizite në kohën kur Gjykata Speciale është duke i persekutuar luftëtarët e UÇK-së. Më 29 nëntor në orën  14:30 në hotel ‘Sirius’ është paraparë të vijë, kryetarja e Gjykatës Speciale. Siç e dini çdo vizitë të saj, PSD-ja e ka kundërshtuar duke u bazuar në parimin që kjo gjykatë është gjykatë e cila nuk respekton rendin kushtetuese e demokratik të Kosovës. Vepron jashtë tij dhe simbolet e Kosovës nuk i ka fare. Ajo çfarë ne mund të themi  është që vizita e saj është vizitë për imazh. Nuk ka ndodhur në historinë e Kosovës të ftohen mediet dhe shoqëria civile pa mjete përcjellëse. Ju nuk mund t’i keni kamerat, diktafonat dhe lajmin si transmetohet e ka vendosur kjo dhomë. Nuk është fare demokratike, nuk ka të bëj fare me llogaridhënie, por ka të bëj me shtyrje të agjendave”, ka thënë Molliqaj në një konferencë për medie.

Më tutje, Molliqaj ka përmendur edhe ndalesën e vizitave dhe telefonatave për liderët e UÇK-së.

“Zonja në fjalë nuk është e mirëpritur në Kosovë. Nuk besojmë që mund të sillemi normalisht karshi një gjykate që nuk është normale. Kjo gjykatë i ka ndalur të drejtat që janë të garantuara, siç është e drejta për vizitë dhe për komunikim me familjarët. I ka izoluar. Po i ndjekin politikisht, i ka izoluar nga bota e familja. Nuk dihen as arsyet e as shkaqet. Në këtë rrethanë të persekutimit të secilit luftëtar, ne kemi vendosur ta presim me protestë dhe të pamundësojmë këtë takim që pretendohet të mbahet. Ne do të jemi në protestë të mërkurën në orën 14:00. Për të pamundësuar e treguar se ajo nuk është e mirëseardhur. Bëj thirrje që me asnjë çmim ajo mos të vjen”, ka thënë Molliqaj, duke kërkuar përkrahje nga të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së dhe deputetët që të dalin në protestë.

“Secili mbështetës i luftës për liri e ka për obligim ta mbrojë. Duhet të jemi bashkë në protestë. Secili deputet i Kuvendit të Kosovës, e në veçanti ata që vijnë nga lufta e UÇK-së e nga partitë që kanë backround politik e ushtarak me UÇK-në, nuk ka asnjë justifikim që të mos vjen në protestë. Të gjithë ata po shkojnë në vizita e po qesin fotografi, por e kanë obligim që të jenë aty me mbrojt një të drejtë për gjykim të lirë e të barabartë që nuk po e bën Gjykata Speciale”, ka thënë ajo.

Në këtë konferencë, Molliqaj ka folur edhe për takimin që e kishte muaj më parë me krerët e UÇK-së.

“Së pari është e vërtetë që kam pasur mospajtime me presidentin Thaçi shumicën e kohës. Jemi pajtuar vetëm për ripërcaktimin e kufijve. Në vizitë atje kemi folur tema jopolitike për shkak të statusit që e kanë si të burgosur politik, por edhe kanë pasur mendime e vlerësime politike. Unë besoj që pozicioni i PSD-së nuk ndërlidhet as me afërsinë e as me kundërshtimin e Thaçit. Unë kam dallim të madh me Rexhep Selimin, por kjo nuk më bën mos me mbrojt luftën e UÇK-së. Kur e do lirinë, s’ki shans mos me mbrojt UÇK-në”, ka thënë Molliqaj.

Në qendrën e paraburgimit në Hagë janë duke u mbajtur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa, Pjetër Shala, Isni Kilaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …