Dita ndërkombëtare e Gruas 8 Marsi shënohet me aktivitete të shumta edhe në Kosovë

8 Marsi për çdo vit shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e cila lidhet me lëvizjen historike për të drejtat e tyre legjitime

Ceremonia e parë e  respektimit të  Ditës së Grave u mbajt më 28 shkurt  të vitit 1909, në Nju Jork. 8 Marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Grave në vitin 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Grave”. Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare e Rusisë Sovjetike. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara. Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Grave’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të 19-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar. 8 Marsi njihet si “Dita e Grave”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …