80 ish-zëvendësministrat e qeverisë do të kompensohen me 70 për qind të pagës edhe 6 muaj pas përfundimit të mandatit

80 ish-zëvendësministrat e qeverisë do të kompensohen me 70 për qind të pagës edhe 6 muaj pas përfundimit të mandatit

Më shumë se 80 zëvendësministrat e qeverisë së dorëhequr do të kompensohen 70 për qind të pagës së fundit bazë, 6 muaj pas përfundimit të mandatit. Ligji për Pagat në sektorin publik, i miratuar në shkurt, që është paraparë të hyjë në fuqi nëntë muaj pas miratimit, parasheh pagesën kalimtare edhe për zëvendës-ministrat. “Zëvendësministri, i cili pas përfundimit të mandatit nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejtën e kompensimit kalimtar prej gjashtë muajsh në vlerë të 70% të pagës bazë të fundit, në institucionin në të cilin ka bartur funksionin”, thuhet në nenin 30 të këtij ligji. e 80 zëvendësministrat do të marrin këtë kompensim të pagës, për 6 muaj pas përfundimit të mandatit, kjo do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 400 mijë euro. Kjo është edhe arsyeja pse bëhet kaq luftë e ashpër për ta marrë pushtetin dhe për ta zhvatur përgjithmonë me benificione qofshin ato, të caktuara në kohë, qofshin edhe të përjetshme. Ky është qëllimi primar i të gjithë liderëve pa dallim, që sot u kërkojnë votat qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …