Skocezët, në një marsh të tyre masiv kanë kërkuar pavarësi nga Britania e Madhe

Skocezët, në një marsh të tyre masiv kanë kërkuar pavarësi nga Britania e Madhe

Kryeministrja e Skocisë dhe drejtuesja e SNP, Nicola Sturgon, ka mbështetur marshin duke thënë se po afrohet pavarësia. “Nuk mund të isha fizikisht me ju, por do të jem shpirt. Ne nuk kemi dyshim se po i afrohemi pavarësisë, “u përgjigj në një ‘cicërimë’ kryeministrja Sturgon, e cila kundërshtoi Brexit. Sipas medieve, Sturgeon planifikon të mbajë një referendum për pavarësinë e Skocisë brenda dy vjetësh pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Kryeministrja e Skocisë ka hedhur një sërë akuzash ndaj kryeministrit të Britanisë së Madhe Boris Xhonson për përpjekje për të tërhequr vendin nga BE pa një marrëveshje. “Pozicioni themelor skocez është i qartë. Propozimet e Johnson do të na nxjerrin pa vullnetin tonë nga BE, tregu i vetëm dhe bashkimi doganor,” tha ajo. Në referendumin e parë për pavarësinë e Skocisë më 2014, pothuajse 55 për qind e votuesve ishin deklaruar  kundër shkëputjes nga Britania e Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies …