Ismaili: Më shërbimin 24-orësh në QKUK për trajtimin e sëmundjeve të zemrës është hequr lista e pritjes

Ismaili: Më shërbimin 24-orësh në QKUK për trajtimin e sëmundjeve të zemrës është hequr lista e pritjes

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë së më lëshimin e shërbimit 24-orësh në QKUK për trajtimin e sëmundjeve të zemrës është hequr lista e pritjes por edhe është ulur shumë kostoja e shpënzimeve për trajtimin e këtyre sëmundjeve jashtë institucioneve publike shëndetësore krahasuar më vitin paraprak.

“Në vitin 2017, për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe stentimin, janë paguar mbi 2.3 milionë euro për t’i trajtuar qytetarët tanë jashtë vendit ose jashtë Institucioneve publike shëndetësore. Këtë vit, kemi shpenzuar vetëm 110 mijë euro, madje vetëm deri në muajin shkurt, kur kemi lëshuar shërbimin 24-orësh në QKUK për këto raste. Të gjitha rastet tjera pastaj janë trajtuar në QKUK, me ç’rast edhe është hequr lista e pritjes për tentim”, ka shkruar ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Harry Bajraktari: Nëntë shtete i dhanë Kosovës njohje de facto në Bordin e Paqes, Trumpi të ndërmjetësojë për zyrtarizim

Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka deklaruar se Kosovës i kanë ardhur nëntë njohje …