Albulena Haxhiu: Si gjithmonë Hashim Thaçi i shfrytëzon interesat e kombit shqiptar vetëm për pushtetin e tij!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu e ka quajtur kryetarin e vendit një “politikan sharlatan”. Kjo pasi që sipas saj Hashim Thaçi, “nga frika se mos ai del keq para opinionit publik, në tryezën e organizuar sot nga Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, i mori nga shkallët e Kuvendit disa përfaqësues të Kosovës Lindore që po vinin në tryezë, duke shfrytëzuar pozitën e tij të Kryetarit e duke i vendosur përfaqësuesit e Kosovës Lindore në një pozicion krejtësisht të pafavorshëm. “Hashimi i mbajti këta përfaqësues në mbledhje dhe i nxori në konferencë për shtyp, për të mbuluar faktin se asnjëherë nuk e ka ngritur çështjen e të drejtave të tyre në dialogun me Serbinë. Si gjithmonë Thaçi i ka shfrytëzuar interesat e kombit shqiptar vetëm për pushtetin e tij!”, ka shkruar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …