Ragip Begaj: Adem Demaçi është simboli i rezistencës dhe nuk u dorëzua asnjëherë gjatë tërë jetës së tij

Ragip Begaj: Adem Demaçi është simboli i rezistencës dhe nuk u dorëzua asnjëherë gjatë tërë jetës së tij

Sot, Kuvendi i Komunës së Malishevës, në fillim të mbledhjes së saj, me rastin e vdekjes së simbolit të rezistencës shqiptare Adem Demaçi, ka mbajtur një minutë heshtje. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se “Adem Demaçi, lindi, jetoi, veproi dhe vdiq i madh. Ai është simboli i rezistencës dhe nuk u dorëzua asnjëherë gjatë tërë jetës së tij. Vepra e Adem Demaçit, është mësim për të gjithë ne. Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehi ngushëllime familjes, miqve dhe mbarë popullit shqiptar”. Ndërsa kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, duke folur për veprimtarinë e Adem Demaçit, tha se “ Demaçi është ikonë e përpjekjeve të vazhdueshme të popullit shqiptar. Për sakrificën e tij, u nderua me shumë çmime, ndërsa ne të gjallët, duhet të përulemi para veprës së Adem Demaçit”.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …