leoni

Kuvendi i Kosovës e vazhdon edhe sot seancën e debatit parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë

Kuvendi po e vazhdon debatin për dialogun e Kosovës me Serbinë.

Kuvendi i Kosovës po e vazhdon debatin për dialogun e Kosovës me Serbinë. Ndonëse fillimisht, Partia Socialdemokrate propozoi një rezolutë, më pas tri partitë opozitare dolën me tri versione të tekstit të rezolutës, që pretendojnë ta miratojnë në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që fillimisht të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në mënyrë që të fitohet një legjitimitet i plotë përfaqësues. Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar që të ndërpritet formati aktual i dialogut me Serbinë, ngase sipas saj, aktualisht në dialog po negociohen çështjet e brendshme të Kosovës.

Partia Socialdemokrate, e cila ka iniciuar debatin për dialogun dhe ka propozuar rezolutën në Kuvend, kërkon që përgjegjësinë për dialogun ta marrë përsipër Kuvendi i Kosovës.  Me versionet e rezolutave të opozitës nuk janë pajtuar partitë në pushtet, sidomos, PDK-ja dhe AAK-ja, të cilat i kanë dhënë mbështetje Thaçit në rolin prijës në dialog me Serbinë. Ato kanë ftuar opozitën që të bashkohet në procesin final të bisedimeve, përmes krijimit të një ekipi gjithëpërfshirës dhe hartimit të një platforme të përbashkët, si qëndrim zyrtar i Kosovës karshi bisedimeve me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …