Brickos

Kryeministri Haradinaj: Kuvendi duhet të marrë në dorë fazën përfundimtare të dialogut më Serbinë

Kryeministri Haradinaj: Kuvendi duhet të marrë në dorë fazën përfundimtare të dialogut më Serbinë

Kryeministri, Haradinaj, sot  në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet  për dialogun me Serbinë, ka informuar deputetët për raportin që ua ka përcjellë  lidhur me bisedimet. Ai ka thënë se Kuvendi duhet të marrë në dorë procesin e dialogut të fazës përfundimtare. Sipas tij  duhet të bashkohen të gjitha partitë politike për këtë fazë, sepse kjo temë do të marrë një epilog ku duhet të përfshihen të gjithë, në mënyrë që pastaj të mos vajtojmë lidhur me  epilogun e bisedimeve. Kryeministri, Haradinaj, kryetari, Hashim Thaçi dhe kryekuvendari, Kadri  Veseli, po përpiqen me çdo kusht që në dialog me Serbinë  ta inkuadrojnë edhe opozitën, duke ditur paraprakisht se epilogu i bisedimeve do të jetë krejt i pafavorshëm për Kosovën dhe refuzimi i opozitës për të marrë pjesë, jo vetëm vë në dilemë dialogun por edhe marrëveshjen e mundshme të arritur me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …