Thaçi në Bruksel do të kërkojë të drejta për shqiptarët e Kosovës Lindore, por jo edhe bashkimin e tyre me Kosovën

Thaçi në Bruksel do të kërkojë të drejta për shqiptarët e Kosovës Lindore, por jo edhe bashkimin e tyre me Kosovën

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës Lindore po kërkojnë që çështja e kësaj treve shqiptare të përfshihet në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd, madje ata kërkojnë që të bashkohen me Kosovën. Megjithatë në Zyrën e Kryetarit thonë se do të kërkohen të drejta për shqiptarët e tri komunave shqiptare, por nuk thonë se do të kërkohet bashkimi i tyre me Kosovën. Presidenca e vendit edhe një herë ka bërë të ditur se në bisedimet e Brukselit me Serbinë do të diskutohet edhe për çështjen e Kosovës Lindore. Zyrtarë nga Presidenca i kanë thënë “Zërit” se aty do të adresohen probleme të shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët atje duke filluar nga respektimi i të drejtave elementare njerëzore e deri tek ato kombëtare e politike. Në anën tjetër, liderët shqiptarë të Preshevës, të Medvegjës e të Bujanocit kanë kërkuar sërish që të bëhen pjesë e Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike në vend kanë vlerësuar se udhëheqësi i dialogut (nga pala kosovare), Hashim Thaçi, mund ta hedhë në tavolinë çështjen e Kosovës Lindore më shumë për të treguar se nuk e ka të lehtë të bëjë ndonjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën sesa që vërtet është i interesuar ta zgjidhë problemin e kësaj treve shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …