Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha me bashkëpunëtorët vizituan pacientët nga Malisheva, në dializë

Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha me bashkëpunëtorët vizituan pacientët nga Malisheva, në dializë

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtori për shëndetësi Liridon Hoti dhe ai për buxhet, Valon Mazreku, sot kanë vizituar pacientët nga Malisheva, të cilët janë në dializë dhe këtë shërbim e marrin në spitalin rajonal në Prizren. Nënkryetari Berisha, është njoftuar me gjendjen e tyre dhe me shërbimin që ju ofrohet, përfshi edhe transportin e tyre, të cilin e siguron Komuna e Malishevës. Gjatë kësaj vizite në  spitalin rajonal në Prizren, nënkryetari Berisha dhe drejtorët Hoti e Mazreku, janë takuar me pacientët që sot ishin duke e marrë këtë shërbim, me të cilët kanë biseduar rreth kushteve dhe trajtimit që ju ofrohet, e në veçanti për transportin që ju sigurohet nga komuna. Pacientët në dializë, të cilët trajtohen, janë ndarë të kënaqur me këtë vizitë, e po ashtu edhe me shërbimin që ju ofrohet atyre, kurse nënkryetari Berisha, ka premtuar se Komuna e Malishevës, do të vazhdoj të kryej këtë shërbim për pacientët në dializë. Në Komunën e Malishevës, janë 23 persona në dializë dhe shërbimin shëndetësor e marrin në rregullisht.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …