Merkel e Trump: Zgjidhja duhet të gjendet duke respektuar integritetin territorial të Kosovës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë sot se ajo ka biseduar për Kosovën me Presidentin amerikan, Donald Trump. Sipas saj, zgjidhja duhet të gjendet duke respektuar integritetin territorial të Kosovës. Ne natyrisht përkrahim të gjitha bisedimet që çojnë në zgjidhje, por në të njëjtën kohë themi se integriteti territorial është një rehati e çmueshme që e kemi”, ka thënë Merkel. Ajo ka thënë se hapja e bisedimeve të reja për territore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të shërbejë si shembull që të ketë të tilla diskutime edhe në shtetet e tjera të rajonit. Komentet Merkeli i ka bërë, në Berlin,  pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Kryeministri kroat ka thënë se Kroacia përkrah zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë dhe çdo lloj prekje e kufijsh do të hapte Kutinë e Pandorës.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …