Hahn, Mogherini dhe presidenca austriake kanë inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës për shkëmbim territoresh

“The Guardian”: Shkëmbimi i territorit mund të jetë pjesë e një marrëveshje për një zgjidhje përfundimtare

Gazeta autoritative “The Guardian”, shkruan se kryetari i Kosovës, Hashim  Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë sugjeruar që një shkëmbim territori mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që do të hapë rrugën për një zgjidhje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës. Kosova u nda nga Serbia në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, të cilën Beogradi nuk e ka njohur kurrë. Vuçiq dhe Thaçi janë takuar rregullisht nën patronazhin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, për të arritur një marrëveshje që mund ta fusë Kosovën në rrugën drejt një vendi në OKB dhe të përmirësojë perspektivat e pranimit në BE për të dy vendet. Ndërsa as Vuçiq, e as Thaçi nuk i kanë bërë akoma të ditura detajet e planeve të tyre, ata treguan në një forum diskutimi në Austri, gjatë fundjavës së kaluar, se ndryshimet kufitare ishin në shqyrtim. Një shkëmbim do të përfshinte shkëmbimin e territorit në Serbinë jugore, kryesisht të populluar nga shqiptarët etnikë, për pjesën e Kosovës veriore me një popullsi kryesisht etnike serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …